Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarr në magazinat e Rezervave të Shtetit, dëme të shumta materiale/ Dyshimet e para

zjarrfikes-780x405 (1)

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme njërën nga magazinat e Rezervave të Shtetit në Lundër.

Ne vendngjarje kane mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Në magazinën e përfshirë nga flakët gjendeshin bateri makine, ndërkohë që, Policia po heton shkakun e zjarrit.

Sipas dyshimeve paraprake, shkak mësohet të jetë bërë përmbajtja e magazinës së përfshirë nga flakët.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.

Leave a comment