Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ditari i mjekut me Coronavirus: Të mos merrja vaksinën ishte gabimi më i madh i jetës sime

doc-750x405

Ashtu si në shumë spitale të tjera, numri i pacientëve që trajtohen për Covid-19 në Bradford Royal Infirmary po rritet ndjeshëm. Rreth gjysma e tyre kishin zgjedhur të mos vaksinohen, thotë Dr John Ëright – për të cilin tani shumë pendohen.

Më ofruan vaksinën, por isha arrogant. Po shkoja në palestër, duke ecur dhe vrapuar. Duke qenë se isha i fortë dhe i shëndetshëm nuk mendoja se kisha nevojë. Kjo gjithashtu do të thoshte që nëse do të rezultonte jo e sigurt nuk do të kisha ndërmarrë ndonjë rrezik .

Por e vërteta ishte që nuk mund ta shmangia virusin. Ai përsëri më mori. Nuk e di se si dhe ku. Faisal, i cili të Mërkurën  u shtrua në spital duke marrë oksigjen, është i etur të paralajmërojë të tjerët të mos bëjnë gabimin e tij. Ajo që kam përjetuar në spital , kujdesi dhe ekspertiza, më përulën, ndihem shumë keq për këtë dhe shpresoj duke folur njerëzit jashtë ta shmangin këtë” -thotë Faisal Bashir, një 54-vjeçar i sëmure me Covid dhe me profesion mjek.

Ai është një pacientët e valës së katërt me Covid në Bradford Royal Infirmary. Muajin e kaluar numri i pacientëve në spital me Covid ishte në shifra shumë të ulëta , për herë të parë që nga vera e kaluar. Këtë javë po shkon drejt 50, si pasojë e variantit Delta.

Kjo pasqyron ritmet në rritje në komunitet – me një të tretën në javën e fundit, në gati 400 raste për 100,000. Siç ka qenë prej kohësh, janë të rinjtë ata që po drejtojnë këtë ndryshim, me norma tek adoleshentët që kalojnë 750 për 100,000, dhe ata në të 20-at e tyre jo shumë mbrapa.

Megjithëse pak prej tyre përfundojnë në spital, pacientët tanë janë më të rinj tani sesa në valët e mëparshme, me më shumë në 30 dhe 40 të tyre.

Leave a comment