Dhimbja e kokës është një ndër dhimbjet më të shpeshta që përjetojmë dhe shpesh priremi që të marrim medikamente qetësuese.
Dhimbjet e kokës në disa raste shkaktohen nga një mangësi kaliumi. Këshilla është përgatitja e çdo lloj recete me patate që nga forma e puresë deri tek patatet sallatë ose të furrës.
Në shumë raste, shkaqet e dhimbjes së kokës janë nga dehidratimi. Për këtë arsye, mund të jetë e dobishme të konsumoni ushqime të pasura me ujë, siç është shalqini.
Bajame
Farat e susamit
Farat e susamit janë të pasura me vitaminë E që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe kjo është e dobishme, për të parandaluar dhimbjet e kokës, sidomos ato të vazhdueshmet.
Spinaqi ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Për të parandaluar dhimbjen, përdorni vazhdimisht gjethe të freskëta spinaqi, në vend të sallatës jeshile për të përgatitur sallatat tuaja.
Banane
Midis burimeve për parandalimin dhe luftimin e dhimbjes së kokës është edhe vitamina B6, e cila është e pranishme tek banane dhe që ndihmon në rritjen e nivelit të serotoninës në tru, duke ulur dhimbjet, mërzitjen dhe stresin.
Fara Lini
Farat e linit janë të lidhur me përfitime të shumta shëndetësore për shkak të pasurisë së tyre me Omega3.
Këto substanca ndihmojnë në luftën kundër migrenave dhe kanë veti shëruese. Këshilla është që të shtoni fara lini tek drithërat e mëngjesit ose tek sallatat dhe supat tuaja.
Specat Djegës
Ata që e duan shijen pikante do ta kenë shumë të lehtë pasi specat djegës konsiderohen një ushqim i dobishëm për të luftuar dhimbjen e kokës. Efektet pozitive të specave djegës janë të dobishme jo vetëm në rastin e dhimbjeve të kokës, por edhe për dhimbjet e shpinës ose të dhëmbëve.
Misri
Misri është tejet i dobishëm për të parandaluar dhimbjen e kokës falë përmbajtjes së vitaminës B3. Kjo substancë, në fakt, mbështet funksionin e enëve të gjakut, qetëson nervat dhe bën mrekulli për dhimbjet e kokës./Agroweb