Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Operacioni ‘SHPIRTI’, SPAK nis hetimin pasuror për zyrtarët e arrestuar

shpirti-780x405

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përvec akuzave të grupit të drogës dhe grupit kriminal është duke hetuar edhe pasuritë e të arrestuarve në sajë të operacionit “Shpirti”.

Burime nga institucioni bëjnë me dije për Fax News, se përveç 24 të arrestuarve në sitën e SPAK është vënë edhe pasuria e dy shoqëruesve të Tahirit Hekuran Marku dhe Agustin Deda. Sipas burineve hetimet për këta persona janë duke u kryer edhe për “pastrim parash”.

Sipas informacioneve, SPAK e konsideron hetimin penal për këta persona të mbyllur, ndërsa ka kryer veprime në terren për identifikimin e pasurive dhe vlerësimin nëse justifikohen apo jo. Burimet nga SPAK thanë  se janë një sërë pasurish në emër të këtyre personave dhe të lidhurve me ta që po verifikohen.

Hetuesit kanë kërkuar informacion për pasuritë e të arrestuarve në bankat e nivelit të dytë dhe hipotekë për identifikimin e pasurive të paluajtshme. Gjithashtu, gjatë fazës së hetimit penal, por edhe gjatë operacionit të parë “Shefi” janë bërë një sërë sekuestrimesh nga ana e SPAK.

Kjo e fundit ka dyshime se vlerat monetare të siguruara nga trafikimi i kanabisit janë investuar me qëllim pastrimin e tyre në Shqipëri në fushën e ndërtimit dhe hapjes së  bizneseve të ndryshime. Verifikimit të pasurisë duket se nuk do i shpëtojnë as prokurori Maksim Sota, drejtuesi i Policise Ilirjan Balla dhe dy zyrtarëve të tjerë të akuzuar se kanë lehtësuar aktivitetin kriminal të këtij grupi në vitet 2016-2017, pasi ka dyshime se kanë përfituar vlera monetare dhe të mira materiale.

Personat e venë nën akuzë nga SPAK, u zbuluan nga dëshmitë e katër dëshmitarëve të drejtësisë. Ata zbuluan rolet e të gjithë personave te vënë nën akuzë se si prej vitesh të mbështetur dhe nga zyrtarë të lartë të  si të përfshirë në grupin kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Në dosjen hetimore, që Fax News e disponon të plotë, thuhet se bashkëpuntorët, që ndihmuan në hetimin dhe në zbulimin e këtij grupi kriminal, ku ishin të përfshirë zyrtarë të lartë policorë, mes të cilëve prokurori i Vlorës Maksim Sota, ish polici Festim Felaj, etj janë Mariglen Shusha, Donial Drolli, Elton Hamza, Ferhat Ajdini dhe Fiqiri Seferi. Sipas Drollit dhe Shushës, grupi kishte garanci dhe lidhje të forta në Policinë e Vlorës për të kryer aktivitetin  kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Leave a comment