Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përmbytjet në Gjermani/ Nuk dihet fati i më shumë se 1000 njerëzve, numri i viktimave mbi 100

gjermani-4-780x405

Numri i viktimave në përmbytjet që goditën Gjermaninë të mërkurën u rrit në 133, njoftoi policia. Të paktën 20 vetë u vranë në Belgjikën fqinje. Për shkak të ndërprerjes së lidhjeve të komunikimit, më shumë se 1,300 njerëz renditen si të zhdukur.

Pas përmbytjeve që nuk janë regjistruar në 100 vitet e fundit, numri i viktimave po rritet nga dita në ditë. Dëmi material është i madh, dhe ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur ende në të gjitha zonat e rrezikuara në perëndim të Gjermanisë. Disa vende mund të arrihen vetëm me helikopter.

“Tani është e rëndësishme të hiqet uji, në mënyrë që të zvogëlohet presioni mbi digat. Digat janë të qëndrueshme, por shiu i ri do të krijonte një problem serioz,” tha zëdhënësi i zjarrfikësve Daniel Schëartz.

Përrenj të shpejtë uji përmbytën qytete dhe fshatra të tëra në Gjermaninë perëndimore dhe jugore, duke bërë që ndërtesat të shemben dhe të lënë banorët të bllokuar, shkruan CNN.

Qindra ndërtesa banimi u shkatërruan dhe dhjetëra ura u dëmtuan. Telekomunikacioni dhe furnizimi me energji elektrike ndërpriten në zonat e prekura.

“Kjo është si kur ata tërheqin qilimin nga poshtë këmbëve tuaja: Nëse e keni parë këtë qytet të bukur më parë, tani duket si pas luftës”, thotë një nga viktimat e përmbytjes, Sabine Preiser Marian.

Fati i më shumë se një mijë njerëzve është i panjohur, por tashmë është e qartë se do të duhen muaj për të eleminuar pasojat e katastrofës.

“Këto janë ditë të tmerrshme për njerëzit në zonat e përmbytura. Ne ende nuk e dimë numrin, por do të ketë shumë prej tyre, disa vdiqën në bodrumet e shtëpive, disa si zjarrfikës duke u përpjekur t’i merrnin të tjerët në siguri “, thotë Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Shkalla e dëmit dhe numri i përgjithshëm i viktimave të kësaj katastrofe nuk dihen ende.

Leave a comment