Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pezullohen nga detyra mjekët në Gjirokatrër

spitali-i-gjirokastres1492321853

Dy mjekë të spitalit të Gjirokatrës janë pezulluar nga puna dhe iu është ndaluar dalja jashtë vendit, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër, pas hetimeve për rastin e vdekjes së 20 vjeçares Kristjana Muxhai, pak orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, vendosi masën e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido, në Gjirokastër, me profesion mjek obstetër-gjinekolog pranë maternitetit ”Dhimitër Çuçi”, dhe mjek anestezist-reanimator pranë sipas rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

E reja Muxhai vdiq pak orë pasi solli në jetë fëmijën e saj, dhe familjarët hodhën akuza të forta ndaj mjekëve, se e kishin neglizhuar rastin, dhe nuk i kishin injektuar medikamentet e duhura. Çështja është marrë nën jetim nga prokuroria e Gjirokastrës pas kallëzimit të bërë nga familjarët e të resë.

Demiri është i vetmi mjek anestezist reanimator në Gjirokastër, dhe pezullimi i tij nga detyra, duket se do të sjellë probleme dhe në kryerjen e operacioneve në këtë spital.

Leave a comment