Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestimi i biznesmenit Isuf Isufi në Shkodër, policia jep njoftimin zyrtar

isuf-isufi-780x405

Policia e Shkodrës ka dhënë njoftimin zyrtar mbi arrestimin që iu bë mbrëmjen e djeshme biznesmenit Isuf Isufi, të cilit iu gjet armë pa leje dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Isufi njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite më parë ka mbajtur edhe pozicionin e zv/presidentit të Vllaznisë. Isuf Isufi është vëllai i Hasan Isufit, i cili në Prill të vitit 2020 plagosi një person.

Isufi akuzohet për armëmbajtje pa leje, dhe tashmë materialet në ngarkim të tij janë çuar në gjykatën e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Qarkullonte me armë zjarri me vete në qytet, vihet në pranga 49-vjeçari. Sekuestrohet arma zjarrit dhe një shumë e konsiderueshme lekësh.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin I. I., të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 49 vjeç, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a comment