Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çfarë po ndodh? Dy të vdekur brenda një ore në Librazhd dhe Belsh

lajmi i fundit

Dy persona i kanë dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të sotëm në Librazhd dhe Belsh. Bëhet fjalë për dy të moshuar 73-vjeç dhe 70-vjeç, të cilët i kanë dhënë fund jetës në banesat e tyre, duke u vetëvarur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç,  banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vunate nga sëmundja e epilepsisë.

Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a comment