Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ish-këshilltari i nxjerr të palarat Johnsonit: Nuk vendoste masa kufizuese, sepse vdisnin vetëm 80-vjeçarët

keshilltari-i-johnson

Dominic Cummings, ish-këshilltari i kryeministrit britanik, Boris Johnson ka thënë për BBC, se Jonson nuk vendosi masa kufizuese vjeshtën e kaluar, sepse në atë periudhë rrezikonin të vdisnin vetëm të moshuarit 80 vjeç e lartë.

Në intervistën e tij të parë televizive që kur dha dorëheqjen vitin e kaluar, Cummings tha se Johnson nuk dëshironte të impononte një bllokim të dytë në vjeshtë, ndërsa vinte në dyshim gjithashtu se sistemi kombëtar shëndetësor ishte nën presion nga rritja e rasteve të koronavirusit.

Ish-këshilltari i Kryeministrit Britanik pohoi se Johnson preferonte të shihte virusin “të përhapur në vend” në vend, se sa të dëmtohej ekonomia.

Gjithashtu ai theksoi se, kryeministri britanik kishte injoruar vazhdimisht sugjerimet e këshilltarëve të tij  shkencorë dhe mjekësorë.

Cummings pretendon se atij iu desh të ndalonte kryeministrin të takonte Mbretëreshën në fillim të pandemisë, ndërkohë që i gjithë stafi po sëmurej.

“I thashë çfarë po bën, dhe ai tha, do të takoj Mbretëreshën. Ia ktheva, nuk mund të shkoni ta shihni Mbretëreshën. Ai tha, kjo është ajo që unë bëj çdo të mërkurë,  do të shkoj ta shoh”, tha Cummings.

Në të njëjtën kohë, Johnson, siç raportoi Cummings, u tha zyrtarëve se ai nuk duhej të kishte rënë dakord për masat kufizuese në fillim të pandemisë.

Leave a comment