Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Komedia premierë “Jetët private”, me problemet aktuale të shoqërisë sonë

-800-0-60f667ced029c

Komedia “Jetët private” sjell për publikun problemet e shoqërisë sonë. Vepra teatrore me regji nga Eliona Thomaraj rihap dhe sezonin artistik të teatrit “Petro Marko” në Vlorë. Një komedi, që shënon premierën mbrëmjen e 23 korrikut për të vijuar dhe disa net të tjera për publikun. “Jetët private” është komedia e autorit britanik Noel Coward, përkthyer nga Klodjana Keco që regjisorja Eliona Thomaraj do ta sjelli për publikun në një koncept e trajtim fin. Vepra do të vijë me një kast aktorësh profesionistë, ku në role janë Artan Islami, Loredana Gjeçi, Margent Çaushi, Matilda Avduli e Gentian Këllçiu. Muzika nga kompozitori Artur Dhamo dhe skenografia e kostumet nga Drini Shehu.

Regjisorja Eliona Thomaraj shprehet se në shfaqje janë probleme, që hasim sot në realitetin tonë. “”Jetët private” është një komedi e situatës, romantike me problematika kaq afër realitetit tonë si shoqëri, ku divorci po bëhet kryefjala e zgjidhjeve të konflikteve në çift. Kjo vepër kaq kontemporane pavarësisht kohës në të cilën është shkruar në 1930 përmbledh problemet aktuale, të cilat hasen në shoqëria tonë”, shprehet regjisorja. Autori vendos në muajin e mjaltit 2 çifte, ku rastisin të jenë 2 ish bashkëshortët që përballen në ballkonin e hotelit të muajit të mjaltit me njëri-tjetrin. Ata kuptojnë se vazhdojnë të jenë të dashuruar me njëri- tjetrin dhe i braktisin partnerët e tyre në natën e parë të martesës për tu rikthyer sërish së bashku. Aktorëve të teatrit “Petro Marko” Artan Islami, Matilda Avduli, Margent Çaushaj sipas regjisores u shtohet edhe një zë i ri dhe e talentuar Loredana Gjeçi, ku interpreton rolin e Amandës.

Ngjarjet në Venecia

Komedia i vendos ngjarjet në Venecia, ku element dallues është ballkoni apo gondola. Regjisorja Eliona Thomaraj tregon se shfaqja fillon me një arlekin, që do të interpretohet nga Gentian  Këllçiu dhe nënvizohet që ndodhen në teatrin Vlorës pas shkëputjes nga pandemia. Sipas saj, publiku këtu do të gjejë veten në situata familjare kur jemi të shkëputur nga shoqëria, dhe në privatësi të plotë. “Intimiteti i teatrit do të bëjë të reflektohet edhe për jetët personale, pasi me kalimin e viteve harrojmë kujtimet e bukura dhe kujtojmë vetëm momentet e këqija”, vijon më tej regjisorja. Vepra do të jetë në datat 23, 24, 25, 26, 27, 28,29, 30 dhe 31 korrik dhe 1 gusht.

Sipas regjisores Thomaraj, komedia i qëndron mirë stinës së verës. “Kjo vepër do të rihapë siparin e teatrit i shumëpritur nga spektatori artdashës. Prurja e veprës jo vetëm që është e mirëmenduar si një pjesë romantike me temë muaj mjalti, ku i qëndron më së miri është stinës së verës në këto ditë të nxehta korriku. Besoj se për spektatorin do të jetë jo vetëm një kënaqësi, por edhe një reflektim”, tregon më tej regjisorja. Në periudhën e pandemisë regjisorja ka realizuar një tjetër vepër artistike, zhanër komedi. “Për një fjalë goje” vepër e Nathalie Sorroute përthyer nga Mirela Kumbaro. Vepra u mirëprit nga spektatori i Tiranës në ambient të hapur në amfiteatrin e liqenit në tetor të një viti më parë.

Leave a comment