Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Si ndalen gjenocidet dhe masakrat? Thjesht ndiqni paratë

4199146B-DF68-4C27-884D-2DA413A3E6DB

Nga Mark KERSTEN -*

Mizoritë masive apo gjenocidet nuk vijnë pa asnjë kosto për autorët e tyre. Një keqkuptim i zakonshëm, është se duhet të dështojë gjithçka në mënyrë që krimet ndërkombëtare  krimet eluftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidet – të kryhen kundër popullatave civile. Përkundrazi, që qeveritë, terroristët ose grupet rebele të kryejnë mizori masive duhet të përputhen shumë gjëra. Ata kanë nevojë për një politikë bindëse, institucione të organizuara të përgatitura për të zbatuar urdhra dhe konsensus nga zonat elektorale kryesore. Dhe ata kanë nevojë për para, për shumë para.

Pas një viti tjetër në të cilin kërkesa për dhënie llogarie për krimet ndërkombëtare, e tejkalon shumë atë që po ndodh me drejtësi, 17 korriku – Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë -ishte një moment i dobishëm për të nxjerrë në pah rëndësinë e trajtimit të financimit të autorëve të mizorive.

Një nga mënyrat për ta bërë këtë është lidhja e ndjekjes penale të mizorive masive me krimet fitimprurëse transnacionale që i ushqejnë ato. Është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të mendosh mbi një konflikt që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, gjatë të cilit janë kryer krime, por  nuk ka luajtur asnjë rol aspekti financiar.

Kryerja e krimeve transnacionale, si trafikimi i njerëzve dhe drogës, pastrimi i parave, tregtia e paligjshme e naftës, fildishit dhe objekteve antike e kështu me radhë, ka kontribuar fuqishëm në mbushjen e arkave të kriminelëve të luftës, terroristëve dhe autorëve tëgjenocideve.

Marrim disa shembuj. Ushtria famëkeqe e Rezistencës së Zotit (LRA), një grup rebel vepron në pjesë të Afrikës Qendrore, ka kryer një numër të madh krimesh lufte dhe krimesh kundër njerëzimit që kur shpërtheu lufta e saj me qeverinë e Ugandës në mesin e viteve 1980.

Gjatë viteve të fundit, LRA ka qenë në gjendje të mbijetojë dhe të vazhdojë praktikën e rrëmbimit të fëmijëve për të luftuar në radhët e saj, pikërisht për shkak të trafikut të saj të paligjshëm të fildishit përmes Sudanit.

Në Siri dhe Irak, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIS)është akuzuar për çdo krim ndërkombëtar që gjendet në manuale, përfshirë përpjekjen për gjenocid ndaj popullatës Jazidi. Ekonomia e ISIS varej nga krimet e organizuara transnacionale, përfshirë shitjen e paligjshme të naftës përmes Turqisë dhe në tregjet ndërkombëtare.

Ndërsa shkatërrimi prej saj siteve të trashëgimisë kulturore botërore të mbrojtura me ligj, tërhoqi jo pak vëmendje mediatike, ISIS ruajti ndërkohë disa prej tyre në mënyrë që ti shiste ato në mënyrë të paligjshme në tregun e zi.

Krime të tilla transnacionale i dhanë mundësi ISIS-it të mbijetojë – dhe të terrorizojë civilët – për aq kohë sa mundi. Në raste të rralla, lidhja midis krimeve të paligjshme dhe fitimprurëse dhe mizorive masive ka tërhequr vëmendjen e gjykatave.

Në vitin 2012, ish-presidenti i Liberisë Charles Taylor u shpall fajtor dhe u dënua me 50 vjet burg për ndihmën dhe mbështetjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në Sierra Leone. Elementi kryesor në fajësinë e tij ishte përfshirja e Taylor në tregtinë e diamanteve, në mënyrë që të financonte grupet rebele të cilët terrorizuan civilët e Sierra Leones.

Kohët e fundit, u krijuan Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që shpresohet t’i japë fund dilemës nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës u përfshi apo jo në trafikimin e organeve njerëzore pas luftës, në fund të viteve 1990 dhe fillimin eviteve 2000.

Të gjithë këta shembuj ilustrojnë se të njëjtit autorë të krimeve që kryejnë mizori masive,janë gjithashtu dhe njëkohësisht të përfshirë në kryerjen e krimeve të organizuara transnacionale për të fituar para. Duke pasur parasysh se sa komplekse dhe e vështirë është të garantosh një përgjegjësi kuptimplotë për mizoritë masive, si dhe ritmin shumë të ngadaltë të drejtësisë penale ndërkombëtare, ka ardhur koha që të vëmë një theks më të madh në hetimin e autorëve të krimeve ndërkombëtare për përfshirjen e tyre në rrjetet e paligjshme tregtare.

Më shumë mund dhe duhet të bëhet për të sabotuar financimin e autorëve të mizorive masive. Kjo gjë do të kërkonte një përpjekje të përbashkët nga ana e institucioneve shtetërore si dhe organizatave ndërkombëtare, si Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC), për të lidhur hetimin e krimeve të organizuara transnacionale dhe krimeve ndërkombëtare.

Në këtë front ka një përparim, me vende si Uganda që krijojnë gjykata speciale të afta për të hetuar të dyja llojet e krimeve. Të tjerët kanë premtuar të bëjnë të njëjtën gjë. Ish-prokurori i ICC Fatou Bensouda nisi hetimet mbi trafikimit të qenieve njerëzore në Libi si një krim i mundshëm kundër njerëzimit, megjithëse nuk ka asnjë provë të veprimit konkret mbi këtë çështje deri më sot.

Një rrugë premtuese do të ishte garancia që hetuesit që hetojnë mizoritë masive,  jenë të pajisur më mirë për të mbledhur prova të krimeve të organizuara transnacionale. Kur nuk janë në gjendje të përdorin ato prova për të ndërtuar proceset e tyre, ata duhet të bashkëpunojnëme shtetet dhe institucionet që janë në gjendje ta bëjnë këtë.

Po ashtu shtetet duhet të shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së një gjykate të përhershme ndërkombëtare që të ketë mandatin specifik të trajtimit të krimeve të organizuara transnacionale, ndoshta së bashku me përpjekjet për të krijuar një gjykatë ndërkombëtare anti-korrupsion.

Çdo vit, krimi i organizuar ndërkombëtar gjeneron qindra miliarda dollarë. Po ai nuk kushton vetëm në dollarë dhe cent,por edhe në jetë njerëzish. Trajtimi i një krimi të tillë të paligjshëm mund të ndihmojë në mbrojtjen e civilëve nga dhuna dhe mizoria.

Kjo gjë ka ndodhur edhe më parë. Pak gangsterë ishin  famëkeq në fillim të shekullit XX-të sesa Al Capone. Edhe pse besohet gjerësisht se ai ishte përgjegjës për vrasje të shumta dhe krime të dhunshme, Capone u dënua në fund vetëm për evazion fiskal.

Burgosja e “Scarface” (Njeriut me Shenjë) për një krim për të cilin mund të gjykohej më lehtënënkuptonte se ai ishte më një rrezik i drejtpërdrejtë për shoqërinë amerikane. Pra vendosja pas hekurave e Capone për evazion fiskal, e pengoi aftësinë e tij për të kryer krime të dhunshme në të ardhmen.

Kjo është ajo çka premton edhe lidhja e hetimit dhe ndjekjes penale të mizorive masive me krimet e organizuara transnacionale për qëllime financiareGoditja e rrjeteve të paligjshme tregtare, dhe ndjekja penale e autorëve të krimeve transnacionale, do të asgjësonte aftësinë e regjimeve gjenocidale, organizatave terroriste dhe grupeve rebele për të financuar dhunën e tyre, duke parandaluar kësisoj edhe mizoritë. Pra ndiqni paratë dhe ndoshta autorët e mizorive në të gjithë botën do të përballen me fundin e tyre./“Al Jazeera”

Shënim: Mark Kersten, këshilltar në Wayamo Foundation, dhe anëtar i Shkollës Munk përÇështjet Globale, Universiteti i Torontos, Kanada.

Leave a comment