Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Paralajmërojnë ekspertët: Përmbytjet katastrofike, ja çfarë pritet të ndodhë në Europë

-640-0-60f85c2fc020a

Përmbytjet katastrofike, të tilla si ato që goditën Evropën kohët e fundit, mund të bëhen shumë më të shpeshta si rezultat i ngrohjes globale, thonë studiuesit.

The Guardian shkruan se modelet kompjuterike të një rezolucioni të lartë tregojnë se stuhitë e fuqishme e që lëvizin ngadalë në tokë mund të bëhen 14 herë më të zakonta deri në fund të shekullit, sipas skenarit më të keq.

Sa më e ngadaltë stuhia, aq më shumë shi hedh në një zonë të caktuar dhe aq më i madh është rreziku i përmbytjeve serioze.

Studiuesit tashmë e dinin se temperaturat e rritura si pasojë e krizës klimatike shtojnë lagështinë në atmosferë e kjo përkthehet në reshje ekstreme. Analiza e fundit megjithatë është nga ana tjetër dhe e para që shqyrton rolin e stuhive të ngadalta dhe ndikimin e tyre mbi reshjet ekstreme në Europë.

Përmbytjet shkatërrimtare të këtyre ditëve në Gjermani e Holandë nuk do të jenë asgjë krahasuar me atë çfarë mund të sjellë e ardhmja. “Simulimet na tregojnë se më e keqja, mund të ndodhë vërtet”, tha drejtuesi i studimit, Abdullah Kahraman nga Universiteti i Newcastle në Britani.

Related Posts

Leave a comment