Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulo këtu nëse ke tiparet e një njeriu ‘cool’ ose jo

-785-0-60f72eee3ffcd

Eshtë e vështirë të përcaktosh çfarë tiparesh e bëjnë një njeri të duket i lezetshëm, interesant apo “cool” në sy të të tjerëve, por mund ta ndjejmë lehtë praninë e tij/saj afër nesh. Gjithsesi, njerëzit që konsiderohen të veçantë dhe shumë interesant i bashkon një listë me cilësi ndryshe nga të tjerët.

1. Jua bëjnë gjithçka më të thjeshtë edhe të tjerëve

Ti e di që ke pranë teje një njeri “cool” kur ndjen që personi po të dëgjon, është i fokusuar tek ty dhe përpiqet të të kuptojë.

2. Ata sjellin me vete energjinë e mirë

Dinë të ndryshojnë situatën e ç’tensionuar dhe kanë gjithmonë diçka pozitive për të sjellë.

3. Nuk kërkojnë falje që janë thjesht origjinalë!

Ata nuk kanë nevojë për miratimin e të tjerëve për të marrë një përgjgje ose një tjetër. Kjo s’do të thotë që janë gjithmonë 100% të sigurt në vete, por kanë pranuar atë që janë.

4. Janë të pavarur

Cilësia që transmetojnë më shumë tek të tjerët, pavarësinë. Të bëjnë t’i admirosh që prej së largu.

5. Nuk kanë frikë të provojnë gjëra të reja

Nuk i tremben ndryshimeve dhe as nuk kanë frikë të përballen me të panjohurën.

6. Nuk përpiqen të bien në sy

Ata nuk i fshehin difektet e tyre dhe as që përpiqen të bëjnë sjellje për të rënë në sy. S’bëjnë gjëra për t’u dukur “cool”, thjesht janë!

7. Nuk janë paragjykues

Përpiqen t’i kuptojnë të tjerët dhe t’jua bëjnë edhe më të thjeshtë problemet.

8. Kanë pasione për të cilat interesohen

Nga njerëz interesantë do të mësoni gjithnjë gjëra të reja. Kanë gjithmonë diçka për të të mësuar.

9. Edhe situatat më të sikletshme i bëjnë të lezetshme

Eshtë shumë e rallë të mërziteni me një njeri të tillë. Ata do t’ju bëjnë të ndiheni të veçantë dhe do t’ju mbajnë të intriguar gjatë gjithë kohës!

10. Janë të dhënë pas bisedave të thella

Nuk i duan gjërat sipërfaqësore. Preferojnë biseda të thella që krijojnë intimitet në komunikim me personin tjetër.

11. Janë autentikë.

Cilësia që i dallon më së shumti. Nuk përpiqen të jenë çfarë nuk janë!

Burimi: Bustle

Leave a comment