Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Maqedonia penalizohet nga Bullgaria për në BE, Zaev: Shqipëria të gjykohet veçmas

hh

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoan Zaev në një intervistë për “deutche welle” ka folur për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, çështje që lidh edhe Shqipërinë.

Ai në intervistë është shprehur se është më mirë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të gjykohen veçmas për integrimin në BE.

Ndër të tjera Zaev tha se Shqipëria s’duhet të mbetet peng pasi Maqedonia e Veriut penalizohet nga Bullgaria.

“Çdo shtet meriton të gjykohet nga rezultatet e tij. Edhe unë i uroj me verte fat fqinjit tonë perendimor, Shqipërisë, të vazhdojë në atë rrugë nëse bullgaria vijon të bllokojë procesin. Fqinji ynë meriton të vazhdojë në rrugëtimin e tij drejt Bashkimit Evropian dhe nuk është e drejte që procesi të jetë i lidhur me shtete te tjera. Une e besoj se te dy vendet është më e mira të gjykohen veçmas,” tha ai.

Megjithatë, Zaev beson se me formimin e qeverisë së re në Bullgari, do të zgjidhen çështjet që kanë mbetur pezull.

Related Posts

Leave a comment