Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Partizani zbarkon në Zvicër, pa frikë dhe me besim kundër Bazelit

-800-0-60f907cd4c8a8

Të katër ekipet shqiptare të Superiores tonë do të zbresin sot në fushën e lojës, në kuadër të raundit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Laçi, Vllaznia, Teuta dhe Partizani do të vihen përballë kundërshtarëve të tyre, në një short të vështirë, me përjashtim të durrsakëve që besohet se do të kenë një duel relativisht të lehtë. Laçi do të luajë me Universitatea Krajovën e Rumanisë, skuadër që është rritur shumë vitet e fundit, kurse Vllaznia do të përballet me Ael Limasolin, një ekip që ka pasur një krizë rezultatesh gjatë kohëve të fundit, pro që në Europë luan shumë mirë dhe shihet si favorite ndaj shkodranëve. Gjithsesi, vëmendjen duket se e ka marrë Partizani, i cili dje udhëtoi me avion nga Rinasi për në Zvicër, për të qenë gati për duelin e sotëm me Bazelin, me shpresën e një rezultati pozitiv.

“Demat” mbërrijnë në Zvicër, Daja eksperimenton me grupin

Një skuadër shqiptare për të shkuar larg në kompeticionet europiane, përveçse duhet të jetë fizikisht, teknikisht, taktikisht dhe nga ana cilësore shumë mirë, duhet të ketë edhe pak fat në short, Partizani nuk e pati këtë fat sepse shorti i përcaktoi si kundërshtar në raundin e dytë eliminator të “Conference Leagues” Bazelin e Zvicrës. Një klub që ka fituar 12 tituj kampion nga viti 2002 e deri më tani dhe që deri në 2017-ën ishte dominues në ligën helvete, teksa në kompeticionet europiane i’a doli të shkonte madje deri në gjysmëfinalet e Europa League në sezonin 2012-2013. Historia në kompeticionet europiane flet e gjitha për Bazelin, megjithatë Partizani nuk ka asgjë për të humbur.

Demat e kanë të qartë që nëse eliminohen askush nuk do t’i kritikonte, por në krahun tjetër nëse i’a dalin të realizojnë mrekullinë, atëherë do të ishte një nga arritjet më të mëdha në historinë 75-vjeçare të klubit kryeqytetas. Emiljano Musta është mungesa kryesore e trajnerit Ilir Daja, me elbasanasin që vijon të jetë i dëmtuar. Tekniku pritet që këtë të enjte në orën 20: 15 në “St.Jacob Park” të Bazelit të vendosë sërish Markun në të majtë të mbrojtjes me Koten në mesfushë, në një kohë që sulmi ka funksionuar në përsosmëri me treshen Kara, Kardoso, Stenio Junior, autor të 8 golave në dy ndeshjet ndaj Sfintul.

Në anën tjetër Bazeli ka në organikë 4 shqiptare, Taulant Xhakën, Kasamin, Zhegrovën e Tushin dhe pa diskutim që është ekipi më shumë i kuotuar për të shkuar në raundin e tretë aty ku do të jetë një skuadër mes Ujpestit dhe Vaduzit, megjithatë ky sport herë pas herë e bën edhe Davidin të triumfojë ndaj Goliatit.

Bazeli i kundërvihet Partizanit me shqiptarët

Përballë Bazelit Partizani do ta ketë të vështirë dhe për faktin se skuadra zvicerane ka në përbërje disa lojtarë shqiptarë si Taulant Xhaka, Edon Zhegrova, Pajtim Kasami por edhe të rinj. Xhaka ka folur për mediat, duke thënë se ka këshilluar zviceranët të bëjnë kujdes sepse Partizani ka cilësi. “Po, më kanë pyetur si është Partizani, a kanë lojtarë të mirë. U kam thënë që janë një ekip shumë i mirë, që e bën shumë mirë fazën ofensive. Por, u kam thënë edhe që kanë dhe një portier të shkëlqyer si Alban Hoxha, që ka luajtur me mua në Kombëtare. Trajneri ynë e ka kuptuar që Partizani është një ekip shumë i mirë. Më kanë pyetur dhe si është stadiumi në Shqipëri. U kam thënë se do të jetë një stadium i shkëlqyer për të luajtur”, tha Xhaka.

Leave a comment