Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pësoi atak kardiak në Euro 2020/ Eriksen mund të kthehet në fushë vetëm me këtë kusht

j

Francesco Braconaro, mjeku që ështtë anëtar i komitetit tekniko-shkencor të FIGC, dha një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli” në të cilën ai gjithashtu foli për të ardhmen e mundshme të Christian Eriksen, pas problemit serioz të zemrës që goditi futbollistin danez gjatë Danimarkës- Finlanda e Kampionatit të fundit Evropian, EURO 2020.

“Këtu te ne Christian Eriksen nuk mund të kishte përshtatshmërinë sportive. Nëse lojtari i hiqet defibrilator, nëse patologjia do të ishte e zgjidhshme atëherë ai do të jetë në gjendje të kthehet për të luajtur me Interin”, tha mjeku i njohur.

Ish-mesfushori i Tottenhamit është ende në Danimarkë duke u rikuperuar pas sëmundjes së shkaktuar në ndeshjen midis Danimarkës dhe Finlandës që kishte mbajtur të gjithë botën në pezull. Me këtë qëndrim të mjekut italian, Eriksen për momentin nuk a ndonjë mundësi të luajë me Interin, pas rregullat e vendosura nuk ia lejojnë.

Related Posts

Leave a comment