Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Të shtënat me armë në plazhin në Vlorë, reagon policia

policia-vlore-1024x576-1-1-780x405

Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me të shtënat me armë të shënuara në plazhin e Zvërnecit ditën e sotme.

Policia bën me dije se pas një konflikti të çastit me disa persona, shtetasi Luçio Rroko, 42-vjeç, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në ajër.

Menjëherë pasi qëlloi me armë, 42-vjeç është larguar nga vendngjarja me motor. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë,  shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën  për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a comment