Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Teatri Kombëtar pas “Fermës së kafshëve” vjen me premierat teatrore “Edmond” dhe “Coriolanus”

-800-0-60f9095a59508

Teatri Kombëtar me premierën “Ferma e kafshëve” hapi sezonin artistik në muajin korrik, pas një mungese të gjatë prej pandemisë. Me mbarimin saj, Teatri Kombëtar bën me dije se do të rikthehet në muajin shtator për publikun. Teatri bën me dije se do të jenë tre shfaqje gjatë sezonit që nis në muajin. “Teatri Kombëtar rikthehet nga shtator me 3 produksione të mëdha”, shkruan institucioni në faqen e tij. TK vijon se pas suksesit të shfaqjes “Ferma e kafshëve”, magjia e teatrit rikthehet në shtator po me këtë vepër, ndërsa bën me dije se në vijim do të jenë dhe dy premierat e tjera, ajo me titull “Edmond” dhe  “Coriolanus”. ““Edmond” premierë absolute nga 15 tetori.

Komedia e dramaturgut të ri franko-britanik Alexis Michalik me regji të Indrit Çobanit dhe Andia Xhungës. “Coriolanus” premierë absolute nga 17 dhjetori. Një nga tragjeditë romake të shkrimtarit të madh anglez William Shakespeare me regji të Altin Bashës”, shprehet institucioni. Teatri Kombëtar ashtu si dhe të tjerë institucione teatrore në vend pezulloi aktivitetin muaj më parë, për shkak të pandemisë. Gjatë kësaj kohe Teatri Kombëtar vijoi me programin artistik online në rrjetet sociale. Por pas më shumë se një viti pa aktivitete, Teatri Kombëtar njoftoi se nisi punën për shfaqte teatrore. E para shfaqje që erdhi pas mbylljes nga pandemia ishte vepra e autorit George Orwell, premierë me regji nga Driada Dervishi dhe u shfaq për disa net te amfiteatri i liqenit të Tiranës.

 “Ferma e kafshëve” për publikun

“Ferma e kafshëve” përfundoi ditët për publikun gjatë muajit korrik, por Teatrit Kombëtar bën me dije se nga 17 shtatori komedia satirë me trajta muzikore do të rikthehet për publikun. Në role janë aktorët Neritan Liçaj, Hervin Çuli, Erjona Kakeli, Florian Agalliu, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi, Dori Caushi, Xhuliano Brisku dhe Urim Aliaj. Vepra është përkthyer nga Sokol Çunga, muzika dhe efektet Bojken Lako e Mia Lako. Skenografia nga Ergys Krisiko, kostumografia Berina Kokona, koreograf Robert Nuha, vocal coach Mia Lako. Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzet, “Ferma e kafshëve” na shpie në botën politike të pas revolucionit, ku çliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë.

Vepra nën regjinë e Driada Dervishit u shfaq në datat 10, 12, 13, 14, 15 korrik për publikun. George Orwell ka shkruar 9 libra, dy përmbledhje me ese të shkurtra dhe disa qindra recensione dhe shkrime të tjera që përbëjnë artikuj të gazetarisë. Orwell pas shërbimit në Policinë Perandorake Indiane, ai kthehet në Europë dhe fillon të shkruajë novela dhe ese. Orwell njihet si një shkrimtar politik, me një penë të mprehtë, i cili mbeti deri në fund një kundërshtar fortë i totalitarizmit. George Orwell lindi më 25 qershor 1903 në Indi në fshatin Motihari afër kufirit me Nepalin dhe vdiq me 21 janar 1950 në Londër.

Leave a comment