Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

5 vjetori i reformës në drejtësi, Soreca: Kërkoi kurajo dhe punë të madhe

soreca-1-778x405

Ky është një takim vërtet i rëndësishëm. Reforma në drejtësi është një nga hapat më të rënësishëm që ka marrë Shqipëria që nga rënia e komunizmit dhe deri në ditët e sotme.

Miratimi i reformës, kërkoi kurajo punë të madhe në zbatimin e saj. Zbatimi i reformës nuk ka qenë i lehtë por ne kemi qenë të bindur në efikasitetin e saj.

Është e rëndësishme që Shqipëria të ecë përpara drejt Bashkimit Evropian. Zbatimi i reformës ka qenë i vështirë pasi do të thutë ndaj ndëshkimit të pandëshkueshmëris. Zbatimi ka kërkuar forcë dhe ndonjëherë pragmatizëm. Çfarë do të thotë forcë? Do të thotë të ringrihesh pasi je rrëzuar dhe të vazhdosh të ecësh përpara.

Më lejoni sot të kërkojë më shumë rezistencë dhe më shumë bashkëpunim nga të gjitha palët politike në Shqipëri, nga bota ekonomike dhe nga të gjitha aktorët pjesëmarrës në reformën në drejtësi.

Ne mendojmë që për 5 vitet e ardhshme do të jetë më shumë punë e përfunduar.

Sot pas pesë vitesh dhe në fund , kemi bazën kushtetuese dhe ligjore dhe kemi rezultatet e para të reformës në drejtësi.

Strategjia e re që ne do të diskutojmë sot duhet ta çojnë reformën në drejtësi në një nivel tjetër.

Related Posts

Leave a comment