Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestohet nga policia angleze reperi i njohur shqiptar, punonte në shtëpi bari (FOTO)

s

Është arrestuar nga policia angleze, shqiptari i njohur në rrjetet sociale, Dionis Biba. Mësohet se Biba është kapur në një “shtëpi bari” bashkë me një djalë tjetër. Në shtëpinë e barit ku u kap Biba u gjetën 210 rrënjë kanabis me një vlerë prej 300.000 stërlinash, ishin montuar gjithashtu edhe kamera sigurie. Bashkë me reperin shqiptar u arrestua edhe shqiptari tjetër Ervin Delija, 24 vjeç.

Të dy shqiptarët u dënuan me nga 15 muaj burg secili dhe do të dëbohen në përfundim të dënimit. Disa muaj më parë Biba ishte protagonist i një investigimi të Daily Mail pasi u zbulua se ai kishte publikuar disa video udhëzuese se si mund të hysh ilegalisht nga Spanja një Angli.

Arrestohet nga policia angleze reperi i njohur shqiptar, punonte në

Related Posts

Leave a comment