Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Krisja e marrëdhënieve me Ramën/ A do të pranonte një ftesë nga Lulzim Basha? Ja si përgjigjet Dritan Leli

lelo-780x405

Dritan Leli ka folur mbrëmjen e sotme për herë të parë mbi mundësinë e kalimit nga PS te PD, duke u shprehur se nuk e ka menduar dhe nuk e mendon fare këtë gjë.

Duke folur për gazetarin Eni Shehi, Dritan Leli u pyet për përplasjen me Ramën dhe mundësinë që ai të largohej nga PS, por mesa duket kjo gje nuk do te ndodhe.

I pyetur lidhur me sulmet dhe zërat kundër tij, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka thënë se këto zëra i ka marrë si një mënyrë pozitive për të promovuar Vlorën.

Pjesë nga biseda:

Eni Shehu: Nëse do të afronte PD do shkoje?

Leli: Nuk ka lidhje fare. Nuk është gjë që e kam menduar dhe nuk më shkon në mendje”

Eni Shehu: E kishe menduar që punët do shkonin kështu?

Leli: Po shkon në një drejtim që qyteti e ka pritur dhe mirëpritur. Do ketë hapa që do e bëjnë Vlorën më të mirë”

Rikujtojmë se përplasja e Ramës dhe Lelit e ka origjinën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas burimeve, Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Dritan Lelit të lërë mandatin e Kryetarit të Bashkisë dhe të kandidojë për deputet në vendin e 9 të listës së Vlorës, por Leli nuk ka pranuar.

Leave a comment