Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Libri “Një fitore e dyfishtë” i autorit italian rrëfen eksperienca dhe ngjarje të jetuara nga Kosova

-800-0-60fa5c89c080f

“Një fitore e dyfishtë” është libri i dytë me kujtime të autorit italian Sergio Carbone. Këtë radhë ne epiqendër të librit të autorit italian Sergio Carbone, është Kosova, me historinë, të tashmen dhe të ardhmen. Libri është 340 faqe, botuar në italisht nga shtëpia botuese “Effigi”. Autori drejtoi me sukses për disa vite struktura të veçanta të UNMIK në Kosovë. Në intervistën për gazetën “SOT” autori Carbone shprehet se libri rrëfen eksperienca dhe ngjarje të ndodhura dhe të jetuara. Edhe në librin e dytë të tij janë përfshirë veprat e piktorit të njohur shqiptar Guri Madhi, ku autori italian Sergio Carbone shprehet se është një piktor i shkëlqyer, që ka ditur të prezantojë shpirtin e një populli krenar. Ai thotë se përfshirja e veprave të tij në librin e tij dytë, ndihmon për të ofruar një prezantim më konkret të përmbajtjes së tij.

-Përse e keni shkruar librin?

Nuk kisha qenë më parë në Kosovë. Ndonjëherë mund të habitesh nga mungesa e njohurive për vende kaq pranë Italisë dhe të lidhur nga historia antike dhe e ditëve të sotme. Kam kaluar aty një periudhë të rëndësishme të jetës time, gjatë viteve 2004, 2005 dhe 2006. Rezultoi një shkollë e vërtetë e jetës. Libri rrëfen eksperienca dhe ngjarje të ndodhura dhe të jetuara realisht nga unë. Është një pjesë e vogël historie, që besoj se duhet ndarë për të mos u harruar.

-Sa kohë ju është dashur të shkruani librin?

Rreth dy vjet.

-Çfarë situate gjetët në Kosovë? 

Historia e dhjetëvjeçarëve të fundit të Ballkanit është shprehja më e qartë se politika e bashkëjetesës multietnike nxori në pah të gjitha kufizimet e saj. Midis një perandorie të vetme, të madhe multi-etnike dhe shumë shteteve të vogla, të pavarura, çfarë preferohet më shumë? Në të vërtetë, të gjitha qytetërimet e mëdha lindin, zhvillohen dhe bien në mënyrë të pashmangshme, për të rifilluar më pas të njëjtin proces, në kushte të ndryshme dhe me protagonistë të rinj në skenën e historisë. Populli shqiptar dhe ai kosovar kanë origjinë të njëjtë etnike edhe pse kanë ndjekur rrugë të ndryshme zhvillimi. Për të stabilizuar rajonin, Kombet e Bashkuara krijuan një Mision të Përkohshëm të Administratës së Kosovës, në pritje të përcaktimit të statusit të ardhshëm të “Vendit që nuk ekzistonte ende”.

-Cili ishte roli juaj në Kosovë?

Në kuadrin e UNMIK (United Nations Interim Administration Mission in Kosovo), unë kisha detyrën e shefit të Njësisë së Hetimit Financiar (FIU: Financial Investigation Unit), e cila kontribuonte për të garantuar zbatimin e ligjit në sektorin ekonomik. Marrëveshjet ekonomike, qofshin ato të ligjshme dhe të paligjshme, duket se nuk njihnin kufij dhe duket se ishin të vetmet që ishin në gjendje të kapërcenin kontrastet ndëretnike. Shkeljet në sektorin ekonomik përbëjnë gjithmonë një kërcënim për mirëqenien e kolektivitetit. Në atë mikrokozmos, ku ishin të pranishme të gjitha organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, faktori personal luajti një rol të rëndësishëm. Për mua ishte një shkolle e vyer.

-Çfarë mesazhi donte të përcillte UMNIK për popullin kosovar, përmes themelimit të FIU-t?  

Fillimisht kishte të bënte me një mesazh politik “me zero tolerancë ” kundër krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit. Me kalimin e kohës, njësia mori një pamje më të strukturuar dhe një efikasitet të konsiderueshme operativ. Janë kryer hetime të shumta, të rëndësishme dhe komplekse, të cilat lejuan zbulimin e shkeljeve të mëdha me natyrë kriminale, administrative dhe disiplinore. U ndërmorën masa të shumta sekuestrimi, konfiskimit e arrestime edhe ndaj personelit ndërkombëtar. Si përmbledhje, u arritën rezultate të shkëlqyera.

-Si u qasën institucionet ndërkombëtare?

Gjatë tranzicionit nga një ekonomi e centralizuar shtetërore në një ekonomi private, të tregut, problemi kryesor ishte krijimi e një kuadri ligjor. Pasiguria e shtetit ligjor rëndonte më shumë mbi të drejtat e pronës dhe efekteve juridike të lidhura me to. Për sa i takon zbatimit të ligjit dhe luftës kundër shkeljeve ligjore, bëhej fjalë për garantimin e një drejtësie efikase dhe një dënimi të shpejtë dhe të sigurt. Institucionet fillimisht e kthyen vëmendjen e tyre ndaj shkeljeve që kishin të bënin me situatat e konfliktit gjatë luftës. Më pas, ato e zhvendosën interesin e tyre ndaj shkeljeve të bëra në kushtet e mungesës së pushtetit. Në fund, synuan të konfirmonin  ligjshmërinë në sektorin ekonomik. Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve u konsiderua një hap i domosdoshëm për ringjalljen e ekonomisë vendase. Përzgjedhja e kujdesshme e personelit, kryerja e kontrolleve dhe hetimeve të përpikta u konsideruan si parakushte të domosdoshme për krijimin e një sistemi prodhues të shëndoshë, në përgjithësi dhe një menaxhim e mirë të ndërmarrjeve në veçanti.

 -Keni ndonjë konsideratë lidhur me institucionet? 

Një sistem i ekuilibruar institucional kërkon një strukturë kushtetuese të ekuilibruar. Montesquieu ishte i pari që prezantoi konceptin e ndarjes së pushteteve (legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor). Ndarja e tyre është një garanci për demokracinë. Në këtë rast nuk duhet të ndërtojmë ura por mure, sepse kush ka shume pushtet, priret të abuzojnë me të. Fatkeqësisht, pushteti legjislativ dhe ekzekutiv shpesh gjenden në duart të njerëzve të njëjtë. Ekziston, gjithashtu, një papajtueshmëri absolute midis funksioneve të ligjvënësit të zgjedhur nga populli dhe atyre të gjyqtarëve të cilët kanë fituar konkursin. Nuk mund të ketë një ndarje efikase të pushteteve pa një ndarje të njerëzve të pushtetit. Prandaj, kalimi i personave nga një pushtet në tjetrin duhet të shmanget ose të paktën duhet të jetë një rrugëtim pa kthim.  Kohët e fundit janë krijuar struktura të pavarura, të cilat operojnë në sektorë të caktuar të jetës ekonomike dhe shoqërore të vendit me fuqi rregullatore dhe sanksionuese.

Këto struktura kanë për detyrë të rregullojnë konkurrencën pa rrezikuar të drejtat e qytetarëve. Në këto struktura, pozita  e paanësisë dhe karakteri teknik duhet të luajnë një rol mbizotërues ndaj funksionit politik.  Në kornizën e përgjithshme shoqërore, media, vëzhguesja e vërtetë e pushtetit, luan gjithashtu një rol aktiv në kontrollin dhe raportimin e mangësive publike dhe private. Pushteti i katërt (shtypi) dhe i pestë (televizioni), janë në shërbim të popullit dhe jo të pushtetarëve. Si përfundim, nevoja për të ndarë politikën nga ekonomia po bëhet gjithnjë e më urgjente. Detyra e shtetit është të vendosë rregullat e lojës duke vepruar si arbitër më shumë se sa një aktor. Një shtet rregullator parapëlqehet më shumë se sa një shtet sipërmarrës. Gjatë viteve të fundit, gjithsesi, levat e pushtetit kanë qëndruar gjithmonë e më larg institucioneve, të cilat kanë pasur një influencim të madh.

-Mund të përshkruani me një fjali karakteristikat kryesore të librit?

Një rrëfim i apasionuar i angazhimit për rindërtimin e një toke të trazuar dhe krijimit të shtetit ligjor.

-Dhe në librin e dytë tuajin, janë përfshirë veprat e piktorit shqiptar Guri Madhi…

Sepse po flasim për një piktor të shkëlqyer si Guri Madhi, që ka ditur të prezantojë shpirtin e një populli krenar dhe përfshirja e veprave të tij në librin tim të dytë, ndihmon për të ofruar një prezantim më konkret të përmbajtjes së librit.

-Pse e titulluat librin “Fitorja e dyfishtë?

Titulli i librit e ka origjinën nga akordimi i dy medaljeve në flamurin e luftës së Guardia di Finanza, një nga Organizatat e Kombeve te Bashkuara (për kontributin në Kosovë) dhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, për aktivitetin e zhvilluar në ndihme të institucioneve shqiptare.

Intervistoi: Julia Vrapi

Leave a comment