Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

A po përgatit Moska pushtimin e Afganistanit? Flota e avionëve rusë mbërrin në kufi, nga ana e Uzbekistanit

avion-2-640x405

Rusia dërgoi avionët luftarakë për stërvitje të përbashkëta ne Uzbekistanin përgjatë vijës kufitare me Afganistanin.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se kanë simuluar sulme ajrore me Su-25SM gjatë manovrave që zgjasin nga 30 korriku deri në 20 gusht. “ Pjesa praktike e stërvitjes po zhvillohet në fushën e Termezit, në kufi më Afganistanin”, thuhet në deklaratë, lku sqarohet se ekipet e Su-25SM do të kërkojnë e shkatërrojnë bazat e fshehta të armikut të supozuar, e do të praktikohen edhe për sulme me sisteme të lëvizshme anti-ajrore.

Në Afganistan, paqëndrueshmëria e situatës po përshkallëzohe ndjeshem. Dhuna e talebanëve ka marrë një hov të ri në vend me tërheqjen e trupave amerikane, e  nuk kanë munguar hamendësimet në media nëse Moska ka përgatitet për ndonjë inkursion atje, edhe pse ministri i jashtëm Lavrov tha se vendi nuk po mendon të pushtojë Afganistanin.

Ish Bashkimi Sovjetik zhvilloi për nje dekade luftën e tij në Afganistan në vitet 1980, vetëm për t`u tërhequr më pas përmes Uzbekistanit, pas një avansimi të forcave locale dhe muxhehedinëve të huaj të cilët u ndihmuan nga Pakistani, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a comment