Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pronë e “Mamuthit të korrupsionit”/ Çfarë fshihet pas rregjistrimit të Universitetit Mesdhetar si OJF

angjeli-1

Referuar dokumenteve të para që ka zbuluar hetimi i nisur, rezulton se të ardhurat nga pagesat që kanë bërë studentët, për regjistrim në universitetin “Mesdhetar”, Anastas Agjeli i ka pasqyruar si “Kontribute vullnetare të studentëve…”.

Pas denoncimit të provave shkresore nga “Pamfleti”, për biznesin e madh “Universiteti Mesdhetar”, të cilin pronari Anastas Angjeli e paraqet si OJF me fitim “zero” lekë, ka nisur hetimi tatimor për mashtrim fiskal me bilancet vjetore.

Fakti, që pronari i këtij universiteti është ish-ministër Financash e aktualisht deputet dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomi-Financave, hetimi ka nisur nga SPAK, duke i kërkuar Ministrisë së Financave, raport lidhur me aktivitetin ekonomik faktik e të dhënat në bilance.

Para 3 ditësh, tatimet kanë nisur të krahasojnë bilancet që “mumuthi” ka dorëzuara prej 12 vitesh si “OJF”;  lejen dhe regjistrat e numrit vjetor të studenteve në Ministrinë e Arsimit dhe skedën e tarifave të regjistrimit, që ky universitet ka aplikuar për çdo degë.

Është konstatuar, se për të fshehur fitimet në biznesin universiteti “Mesdhtar”, Anastas Angjeli ka mashtruar shtetin, duke falsifikuar emërtimin e pagesave që kanë bërë studentët për regjistrim.

Referuar dokumenteve të para që ka zbuluar hetimi i nisur, rezulton se të ardhurat nga pagesat që kanë bërë studentët, për regjistrim në universitetin “Mesdhetar”, Anastas Agjeli i ka pasqyruar si “Kontribute vullnetare të studentëve”.

Ky mashtrim fiskal ndaj shtetit, deri tani është zbaluar për 5 vitet e fundit, konkretisht, në vitin mësimor 2016-2017 janë 3.1 miliardë lekë pagesa studentësh, ndërsa në vitin mësimor 2017-2018 janë 2.9 miliardë lekë.

Në vitin mësimor 2018-2019, të ardhurat nga studentët janë mbi 3.1 miliardë lekë; për vitin 2019-2020 janë 3.4 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2020-2021 ka deklaruar 3.6 miliardë lekë.

Këto miliarda lekë, që ua zhvat studentëve për t’u dhënë nga 1 copë karton me logon “Diplomë-Universiteti Mesdhetar”; Anastas Angjeli nuk i pasqyron si të ardhura e fitime biznesi, por si “Kontribute vullnetare të paguara nga studentët”.

Këtë mashtrim e realizon dhe e fsheh duke e regjistruar universitetin si “OJF-Qendra Mesdhetare”; me Vendimin Nr. 411, datë 06.07.2007 të Gjykatës-Tiranë, për gjoja aktivitet shkencor.

Por  në fakt, me VKM nr. 177, datë 19.02.2009 të firmosur nga Sali Berisha; ai është pajisur me leje si biznes privat në arsimin e lartë, me të drejtë dhënie diplomash për ciklin “Bachelor” në degët Shkenca Politike, Ekonomi, Marrdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci.

Në 12 vite, ka deklaruar nga 1800-2000 studentë, të cilët kanë paguar tarifat e vendosura nga Anastas Angjeli për studime, ndërsa në letra pasyrohen si kontribute vullnetare.

Përveç këtij mashtrimi, Anastas Angjeli i fsheh të ardhurat reale edhe duke deklaruar, se 12% e numrit të studentëve, nuk paguajnë mbasi janë jetimë, të varfër, me aftësi të kufizuara; madje dhe si gjoja fëmijë dëshmorësh të luftës, kur fëmijët më të vegjël të dëshmorëve… sot janë 77 vjeç.

FAKTHetimin tatimor, ka tentuar ta bllokojë “mumuthi”, duke kërkuar ndërhyrjen e Ramës, por nuk ia ka dalë dot; ndërsa pas tij, ka tentuar ta bllokojë te tatimet edhe i biri Eros Angjeli, Drejtor i Përgjithshëm i Kontrollit Financiar në Ministrinë e Financave; dhe gruaja Greta Angjeli, Kryetare e  Këshillit Kombëtar të Ekspertëve Kontabël po në këtë ministri.

Ajo që duhet hetuar nga SPAK është pronësia e truallit ish-pasuri shtetërore, mbi të cilën “ikona” e korrupsionit Anastas Angjeli, ka ndërtuar universitetin “Mesdhetar” në formë trageti./Pamfleti – Titulli është i Arberianews.net/

Related Posts

Leave a comment