Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U lye me baltë për të dramatizuar përmbytjet në Gjermani, pezullohet nga puna gazetarja e RTL

alien-780x405

Gazetarja e televizionit gjerman RTL, Susanna Ohlen u kap në një video duke u përpjekur të lyhej me baltë para se të dilte në kamera për të raportuar nga një qytet i shkatërruar nga përmbytja vdekjeprurëse e javës së kaluar në Gjermani.

Videot e postuara të enjten në mediat sociale treguan Ohlen në qytetin e Bad Munstereifel, duke vendosur baltë mbi fytyrë, teksa ekipi i saj i filmimit i qëndronte pranë.

Në një koment të RTL-së, i cili u fshi më pas nga rrjetet sociale thuhej:

“Ndihmës të shumtë të shquar gjithashtu  mbështesin në mënyrë aktive njerëzit vendas të prekur nga përmbytjet. Njëra prej tyre është Susanna Ohlen. ”

Transmetuesi lëshoi ​​një deklaratë të Enjten pasdite duke thënë se Ohlen ishte pezulluar. “Qasja e reporterit tonë kundërshton qartë parimet gazetareske dhe standardet tona”, tha RTL. “Prandaj, ne i dhamë asaj një pushim të hënën, pasi kemi dëgjuar për të.”

 

Leave a comment