Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Video që po bën xhiron në rrjet: Erdogan shfaqet i lodhur gjatë fjalimit të tij

erg

Gjatë fjalimit të tij të fundit në internet me zyrtarët e partisë së tij, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan shfaqet i lodhur, nuk mund të flasë qartë nga lodhja.

Fjalimi i tij u transmetua nga agjencia Anadolu e cila është vënë në qëndër të kritikave për mos mbrotjen e figurës së Presidentit.

“Kjo tregon qartë se dikush shumë i afërt me Presidentin po përpiqet ta vendosë Presidentin në një pozitë të vështirë, duke u përpjekur ta bëjë atë të duket i dobët,” ishte një ndër komentet për agjencinë.

Duke iu përgjigjur kritikave, Kryeredaktori i Anadolu Yusuf Ozhan tha se agjencia transmetoi intervistën e Erdogan drejtpërdrejt në kanalin e presidencës turke, kështu që nuk kishte asnjë mundësi redaktimi.

Video u bë virale në mediat sociale turke dhe të shumta ishin komentet shumë që thashethemet  e problemeve serioze shëndëtesorë me të cilat Erdogan është përballur kohët e fundit mund të jenë të vërteta.

 

 

Leave a comment