Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulohet xhambazllëku i “BMV”-së që Ardi Veliu bleu për ish ministrin Sandër Lleshaj

sandër LLeshaj dhe BMW e blerë me matrapazzlek

Në vapën e korrikut 2020, ish-Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u pa të qarkullonte me një makinë të re “BMW”, me targë gjermane “O 13-31”;  e cila shpesh parkohej dhe te vila e tij në Lalz ndërtuar nga oligarku Dod Doçi, ku ruhej me gardistë e policë rendi.

Me ligj, makinat e Ministrit të Brendshëm blihen e administrohen nga Garda, mirëpo ato që kishte në dispozicion, ishin që nga koha e Bujar Nishanit e Flamur Nokës; ndërsa Sandri donte makinë luksoze si e “Tigrit”, Braçes, Peleshit, Xhaçkës, Ballukut, Manastirliut, Denajt e Klosit..

Për ta mundësuar dhe realizuar këtë dëshirë, Sandër Lleshaj e Ardi Veliu, përdorën marifetin e blerjes së makinës “BMW”, gjoja për një Oficer Kontakti Diplomatik në Drejtorinë e Policisë.

Në muajin prill 2020, pa tender por vetëm me negociim për “blerje emergjente mjetesh shërbimi”; me kërkesë të kryepolicit Ardi Veliu drejtuar Agjencisë së Blerjeve të Përqenduara, brenda 3 ditësh u ble makina me vlerë 97 mijë e 200 Euro.

Mirëpo, në vend që makina të ishte në shërbim të Zyrës së Oficerit të Kontaktit Diplomatik në Drejtorinë e Policisë; 10 ditë pas dorëzimit nga shitësi, kaloi në inventar të ministrisë për përdorim nga Sandër Lleshaj, duke iu shtuar 4 makinave të tjera që kishte si titullar.

Për 6 muaj, makina u mbajt me targën gjermane “O 13-31”, mbasi as Blendi Gonxhja i aventurave antiligjore; nuk pati guximin ta pajiste me targa shqiptare, për shkak se makina ishte blerë me fotokopje pasaporte prodhimi e dosje përdorimi në Gjermani.

Nuk dihet, se si u kalua ky ngërç, por pas plasjes së skandalit e debatit deri në parlament, në muajin tetor 2020 makina luksoze e ministrit Sandër Lleshaj, u pajis me targë shqiptare “AA 967 UT”, si makinë në inventar të Ministrisë së Brendshme e jo të Gardës.

Kur u zbulua makina dhe marifeti i blerjes së saj, ish ministri Lleshaj deklaroi, se nuk dinte asgjë e nuk kishte asnjë lidhje me atë makinë; pastaj deklaroi se ishte makinë shërbimi e Gardës, ndërsa në fund, pranoi se ishte e ministrit, por nuk ishte blerë 100 mijë Euro.

E vërteta e xhambazllëkut të blerjes së kësaj makine, është skeduar  në hetimin që po i bëhet tenderit të uniformave policore, për shkak se rezulton që procedurat janë bërë nga tenderxhinjtë e prangosur, në bashkëveprim me Ardi Veliun.

Edhe ky tender, është cilësuar i paligjshëm si procedurë pa garë, si vlerë fondi limit e vlerë kontrate, si abuzim i Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me buxhetin e policisë; dhe si veprime të tij, për tjetërsimim abuziv të pronësisë së makinës pas blerjes.

SPAK ka gjetur shkeljet e blerjes dhe kalimit te ish-ministri, mirëpo mund të hetojë dhe faktin, se qysh prej muajit janar 2021, kjo makinë nuk është as në ministri, as në Gardë e as në Drejtorinë e Policisë; madje brenda ministrisë, qarkullojnë zëra, se 3 ditë para (dorë)heqjes nga posti, Sandri mund t’ia ketë shitur… Sandrit si makinë për skrap

Këtë indicie e vërteton hetimi, por gjithësesi, duhet pyetur dhe ministri zëvendësues Bledar Çuci, nëse e ka në përdorim apo në inventar, makinën “BMW”, që Ardi Veliu bleu për kapardisjen dhe rehatinë e “menderes” së ish-ministrit, që Babloku e  përdori dhe e hodhi./ Marrë nga Pamfleti – Titulli është i Arberianews/

 

Related Posts

Leave a comment