Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasada italiane jep njoftimin e rëndësishëm për patentat shqiptare në Itali

8030FEE9-CE44-43A3-81EA-19CD07445E59

Ambasada italiane në vendin tonë ka njoftuar qytetarët lidhur me njohjen e patentave shqiptare në shtetin fqinj.

Në postimin në rrjetet sociale, ambasada bën me dije se marrëveshja për patentat ka hyrë në fuqi që në 12 korrik, por ëhstë duke u punuar për zgjidhjen e disa problemeve teknike.

Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre”, thuhet në postimin e Ambasadës Italiane.

Marrëveshja e njohjes së patentave do të jetë e vlefshme për 5 vite, me palët që në përfundim të këtij afati do të ulen të bisedojnë për rinovim të kësaj marrëveshje.

Related Posts

Leave a comment