Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nga Greqia në Francë, shpërthejnë keq protestat kundër vaksinimit anti Covid

E622272F-D70F-41B8-A1C5-11EA0CDC2245

Mijëra qytetarë kanë dalë sot në sheshin Omonia në Athinë të Greqisë, si shenjë proteste për vaksinimin e detyrueshëm.

Me pankarta në duar kundër qeverisë dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, ata marshuan drejt Parlamentit, duke bërë thirrje për heqjen e ligjit që i detyon disa kategori të marrin vaksinën kundër Covid-19.

Ky grumbullim i protestuesve vjen pak ditë pasi qeveria vendosi vaksinimin e detyrueshëm për disa kategori.

Parrullat në protestë
Parrullat në protestë

Gjithashtu edhe në Francë protestuesit kanë mbushur sheshet dhe rrugët, duke kërkuar nga qeveria që të heqë vaksinimin me detyrim dhe masat kufizuese  anti-Covid, ndërsa kanë shkatërruar dy qendra vaksinimi.

Kritikët e kanë akuzuar qeverinë e presidentit Emmanuel Macron për shkeljen e lirive të tyre.

Related Posts

Leave a comment