Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Unë e dua Dua Lipën, por më dhemb ” Poema e mjerimit”

arben-malaj-1
Nga Arben MALAJ-
Une e dua Dua Lipën por më shumë dua Sarën e vogēl qe shet misra ne ane te rruges për mbijetesë. Ky postim është një apel publik për Sarën 10 vjecare që shet misra në anë të rrugës deri në mes natë, por një mesazh dashamirës edhe për Dua Lipen me të cilën qeveritarët lodhen të shesin shkelqim vrastare për të fshehur keq qeverisjen e tyre te babëzitur.
Mbremë vonë duke udhëtuar për në Vlorë, pak metra larg rreth-rrutullimit të Rrogozhinës nje vajzë e vogël si engjëll, bashkë me motrat 6 dhe 8 vjece luteshin të shisnin misra të pjekur.
Kurrë nuk kam parë deri sot sy më të gezueshme se sytë e Sarës kur i premtova se do ti dhuroja disa libra.
Nuk u gëzuar kur I premtova rroba, kur I premtova se do ta ndihmoja përherë, sytë e Sares u vezulluan vetëm kur dëgjoi fjalën libra.
Gjyshja e saj më sqaroj se Sara 10 vjece e kishte të jatin të sëmurë dhe duhet ta nxirrje vete Bukën e Gojës – bile jo vetëm për vete por edhe për prindërit e saj dhe dy motrat më të vogla.
U perballa jo per here te pare me kete realitet te mjerueshem migjenian, me varferine e Sares pikerisht kur isha “lodhur’ gjate gjithe rruges nga marketingu varferues I politikaneve tane per Dua Lipen, te cilen edhe une e vleresoj dhe respektoj.
Saren e vogel e kane pare ne ane te rruges shume politikane, e kane trembur shume eskorta fodullek- prodhuese.
E kane braktisur shume deputete fodull dhe te pa shpirt qe edhe pse mund ta kene nisur karrieren duke shitur misra, rrush apo dardha, edhe pse e kane nisur karrieren e tyre me pantallona apo fustane te grisura.
Pangopja me pushtet abuziv ka varferuar shpirterisht sjume prej tyre dhe jo pak i ka kriminalizuar.
Para Sares me shpejtesi marramandese kalojne per dite disa qindra biznesmanë dhe femijet e tyre super luksoze qe as syte nuk I hedhin te varferve anes rrugeve qe shesin per mbijetese.
Te shpesojme qe qeveritaret tane te mos perdorin eskortat shoqeruese per Dua Lipen per te perzene e terrorizuar, per te hequr zvarre kedo qe shet per buken e gojes, per mire,-arsimimin e mbesave dhe nipeve dhe per ilacet e mbijeteses te tye vetem sepse ata jane realiteti I hidhur/pasqyra ku shikohet paster keq qevevisja.
Perpara Sares kalojne perdite biznesnan lokal e kombetare ppp dhe tenderafitues qe majmin te korruptuarit me parate qe varferojne me shume te varferit, jo vetem financiarisht
Dua Lipa mund te bej dy gjera fisnike 1. Te degjoj dhe respektoj perdite keshillen inspiruese te Nene Terezes, te modelit te saj qe inspiron dhe sot miliarda te varfer, pak artiste dhe shume pak politikane – kur keshillon se gjithe secili prej nesh nuk duhet te bej gjera te medha/mediatikisht vezullese dhe te zhurshme – por gjera te vogla me zemer te madhe
Nga marketingu vezullues fitojne vetem politikanet e deshtuar dhe te pa shpirtë.
Ndersa nga kohezioni dhe solidaritetit me te varferit shumefishohet sinergji pozitive qe nje popull te bej cdo dite gjera te vogla por me zemer te madhe.
Nga kjo energji dhe sinergji pozitive fiton Sara, fitojne “nenat dhe gjyshet” edhe te Dua Lipes qe keq trajtohen edhe barberisht nga keta politikane kur shesin per mbijetese.
Dua Lipa mund te pasurohet me mire shpirtetishr nqs I pershkon 400 km midis dy pikave ne veriore dhe jugore te Shqiperie modestisht, duke ndaluar edhe perara Sares/Sarave, duke ju dhuruar dashuri te sinqerte duke ju dhuruar libra, pse jo edhe nje fotografi.
Une e dua Dua Lipen dhe i jam mirenjohese per arritjet dhe per famen e saj.
Por une me shume dua Saren, motrat dhe gjyshen e saj qe sfidojne varferine e tyre dhe qe ndihmojne te zbulohet si drita e diellit pashpirtesine e atyre qe mbi lodhen, qe keq perdorin milionat e taksapaguesve te varfer shqiptare qe ta fshehin pashpirtesine dhe babezine e tyre edhe nepermjet keq perdorimit mediatik te fisnikerise se artisteve dhe sportisteve te talentuar shqiptare kudo ne bote.
Sic ndodh historikisht me lideret autotariane deri diktatorial ata I duan artistet e medhenj vetem sepse ju duhen.
Ju duhen per te fshehur pa shpirtesine e tyre varferuese edhe te mijra shqiptareve qe e kane braktisur Shqiperine dhe Kosoven, por qe sakrifikojne te vijne per te pare nje koncert baremiresie te Duas dhe cdo artisti tjeter shqiptare – per Sarat e Shqiperise dhe Kosoves.
Fund jave te mbare!!
Arbeni

Related Posts

Leave a comment