Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjerohet vatra e infektimit në Has / 25 raste të reja në 24 orët e fundit

7F7D0C18-19F1-4927-A2F0-E53903353E28

25 raste të reja me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërkohë që fatmirësisht edhe në këtë hark kohor nuk ka asnjë humbje jete.

Numri i testimeve të kryera, siç thotë Ministria e Shëndetësisë në buletinin e përditshëm ka qenë 4063 të tilla, ndërsa të shtruar në spital janë 8 persona. 15 prej rasteve pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe Has. Ky i fundit është kthyer në vatër infeksioni prej disa ditësh.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,063 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 25 qytetarë, në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Kurbin, Mirditë.
Aktualisht janë 272 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,125 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4063

Testime totale 875,262
Raste pozitive 132,853
Raste të shëruara 130,125
Raste Aktive 272
Humbje jete 2,456

Related Posts

Leave a comment