Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrihet marrëveshja, Apolonia i beson stolin ish-futbollistit të Juventusit

Screenshot_3-51

Apolonia arrin akordin me trajnerin e ri. Pasardhësi i Fabricio Kamaratës në pankinën fierake do të jetë një tjetër italian.

Bëhet fjalë për Manuele Blasin, një ish-futbollist i Kombëtares italiane me karrierë në klube të njohura si Juventus, Napoli, Parma e Fiorentina, ndërsa si trajner, me një përvojë thuajse modeste, 3-4 vjeçare.

Nga burimet tona të sigurta, mes Blasit dhe klubit fierak është arritur marrëveshja dhe mbetet vetëm formaliteti i firmës, që pritet në ditët e para të kësaj jave. Së fundmi ai ka qenë trajner në Qipro te Aja Napa në Ligën e Dytë.

Leave a comment