Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hapet programi i ri Bachelor për studime në gazetari në Universitetin e Vlorës, “Ismail Qemali”

223181960_202085938426056_7575238180695176055_n

Programi Bachelor në “Media, Komunikim dhe Trashëgimi kulturore”, me profilet Gazetari-Multimedia dhe Trashëgimi kulturore”, është një program i miratuar me Urdhër të Ministres së Arsimit , Shkencës dhe Sporteve Nr. 249,datë 19.07.2021. Ky program vjen si bashkëpunim akademik i Departamentit të Gjuhë-Letërsisë me Departamentin e Edukimit, në Fakultetin e Shkencave Humane, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.

Funksion themelor i programit është përgatitja e integruar e profesionistëve në komunikim, multimedia dhe trashëgimi kulturore,
Ky program, si shërbim publik e si e mirë publike, është mbështetur në kërkesën e shtuar në tregun e sotëm të profesioneve për profesionistë , me njohje të pershtatshme dhe aftësi multidisiplinare, që bashkojnë komunikimin, mjetet multimediale dhe trashëgiminë kulturore.
Studentët që do të ndjekin këtë program në  profilin e Trashëgimisë kulturore do të përgatiten dhe do të japin kontributin e tyre si profesionistë në rritjen e turizmit kulturor, shtimin e turistëve dhe për rrjedhojë rritjen e të ardhurave ekonomike të rajonit.

Është një fushë pak e ofruar nga universitetet vendase. Turizmi kulturor i gërshetuar me ekoturizmin, me burimet natyrore mund të bëhet mbështetës i fuqishëm për përmirësimin e klimës turistike në rajonin tonë e më gjerë.
Studentët që do të ndjekin këtë program në  profilin e Medias dhe Komunikimit  do të jenë specialistëve të aftë, të pajisur me njohuritë bashkëkohore në fushën e gazetarisë, komunikimit me përvetësimin e aftësive analitike në marrjen dhe raportimin e informacionit, njohjen dhe respektimin e parimeve etike në raportimin e lajmit, vlerësimin.

Ka një tendencë të mediave për të ecur me hapa të shpejtë e të zhvilluara, për të përshtatur metodat e emetimit dhe përcjelljes së programacioneve përmes kanaleve të reja të komunikimit në Internet. Në këtë kuadër, ka një zhvillim të madh të gazetarisë online, e cila shfaqet si një alternativë e re përkrah gazetarisë konvencionale.

Mundësi punësimi
Kurrikulat bashkëkohore e këtij programi, këshilluar me Listën Kombëtare të Profesioneve, ofron mundësi punësimi si:
Organizatorë/përgatitës për fushatat publicitare e elektorale;
Manaxher e interpret për audiencën në funksion të biznesit, të medias;
Specialist për platforma mediatike;
Specialist për rrjete televizive;
Specialist për marrëdhëniet me publikun;
Punonjës për Muze dhe Biblioteka;
Teknikë të Arkivit (arkivist);
Administratorë të siteve arkeologjike;
Guidë turistike;
Gazetar në median audivizive e multimediale,
Botues;
Instruktor në institucione të arsimit
Operatorë të turizmit kulturor
Sipërmarrës privat në fushën e turizmit dhe medias
Konsulentë në fushën e turizmit dhe medias
Konsulentë për hartimin e buletineve lokale të turizmit, në mbështetje të institucioneve rajonale publike e jopublike, OJF me status kulturën dhe turizmin.

Related Posts

Leave a comment