Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ndahet nga jeta artistja shqiptare në moshën 33 vjeçare, reagon e tronditur moderatorja

auto_vdekje1595779327-780x405

Rudina Magjistari ka ndarë një lajm shumë të trishtë ditën e sotme me të gjithë ndjekësit e saj. Moderatorja ka treguar se është ndarë nga jeta një vajzë e re, të cilën ajo e kishte të ftuar vetëm 1 muaj më parë në emision.

Bëhet fjalë për Elona Hoxhën, 33-vjeçarja me profesion ekonomiste, por që kishte pasion të madh pikturën. Ajo tregoi në studion e Rudinës, se si lindi ky pasion dhe gjithë procesin për krijimin e shenjuesve të librave të pikturuar me dorë.

Sapo ka mësuar lajmin, Rudina Magjistari ka ndarë në Instagram foto të së ndjerës nga emisioni dhe është shprehur shumë e tronditur.

“I tmerrshëm dhe i pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Elonës. Vetëm një muaj përpara e kisha të ftuar në program për krijimet e saj të mrekullueshme. E trishtë shumë. Një vajzë e re, e talentuar, e zgjuar, e akoma më e bukur se brendshmi seç e shihni në foto. Një engjëll, shpirti yt u prehtë në paqe”, shkruan Rudina.

Leave a comment