Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Po transportonte emigrantë të paligjshëm me Jaguar, Policia e Korçës arreston 19 vjeçarin

arrestim-policia-maske-780x405

Një 19 vjeçar nga Tirana i identifikuar si Edvin Bucaj është arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit Perimeter, pasi u ka me 4 emigrantë të paligjshëm në makinë e tij tip Jaguar.

I riu u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, pasi tentoi të mos i bindej urdhrit të policisë. Katër emigrantë u gjetën në makinën e tij, të cilëve dyshohet se i kishte premtuar kalim drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi:

Qarku Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin e mësipërm i cili ishte duke lëvizur me mjetin tip “Jaguar” dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit, nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 19-vjeçari dyshohet se kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Leave a comment