Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

ffff

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se i plagosuri është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa  një tjetër person, rreth 50 vjeç është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Nuk dihen ende rrethanat dhe identiteti i të plagosurit, ndërsa raportohet se forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

Leave a comment