Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I vodhi mjeshtërisht tre celularë, bizhuteri dhe lekë një vajze dhe më pas i shiti, e pëson keq 22-vjeçari lezhjan

hajduti-631x405

Policia e Lezhës njofton se ka vënë në pranga një 22-vjeç të identifikuar si Xhulio Berisha, pasi dyshohet se i ka vjedhur shtetases V. P., 3 aparate celularë, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri, të cilat janë gjetur në një pikë shitjeje dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë ndalimin e shtetasit Xhulio Berisha, 22 vjeç, banues në Lezhë, pasi  dyshohet se i ka vjedhur shtetases V. P., 3 aparate celularë, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri, të cilat janë gjetur në një pikë shitjeje dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave dhe mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Leave a comment