Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Albin Kurti në Kroaci, viziton të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në spitale (FOTO)

-640-0-60fdc43743593

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kroaci ku është pritur nga ambasadori i Kosovës, Gëzim Kasapolli dhe disa zyrtarë.

Kurti ka arritur në vendin ku autobusi me pasagjerë u aksidentua dhe pritet të vizitojë të lënduarit që po trajtohen në spital. Bashkë me të janë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.

Në autostradën Slavonski Brod një autobus me pasagjerë u aksidentua e si pasojë humbën jetën 10 persona si dhe janë lënduar 44 të tjerë.

Policia kroate ka lëshuar një deklaratë duke detajuar rrethanat e aksidentit tragjik me autobus në autostradën afër qytetit Slavonski Brod.

Ndërkohë, 14 persona që i mbijetuan pa lëndime aksidentit të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në autostradën në hyrje të Slavonski Brod të Kroacisë, aktualisht janë strehuar në hotele.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili u mori jetën 10 personave.

Albin Kurti arrin në Kroaci/ Viziton të mbijetuarit nga aksidenti

Related Posts

Leave a comment