Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Detaje të reja nga aksioni i SPAK në Hipotekën e Tiranës, kush janë 3 personat e shoqeruar

hipoteka-godina-850x450-1-780x405

Detaje të reja nga aksioni në vazhdim që po kryen SPAK në zyrat e Hipotekës së Tiranës, pas dyshimeve për falsifikim dokumentash.

Mësohet se në hipotekë janë ekzekutuar tre urdhër arreste. Sipas burimeve mësohet se jane 2 sekretare dhe nje zyrtar i hipotekes që janë arrestuar.

Ndërkohë, sipas burimeve aksioni i SPAK vazhdon dhe pritet që në vijim të ekzekutohen edhe disa urdhër arreste të tjera.

Pak minuta më parë, SPAK mndërmorri një aksion në zyrat e hipotekave të Tiranës, pas sinjalizimeve për korrupsion dhe mbivendosje pronash.

Deri më tani janë tre persona të arrestuar, sipas burimeve, ndërkohë ky aksion vjen pak javë pas aksioneve të ndërmarra në Bashkinë e Lushnjes dhe në Ministrinë e Brendshme./faxweb

Leave a comment