Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Katastrofë natyrore/ Autoritetet italiane kërkojnë ndihmë për neutralizimin e zjarrit në Sardenjë (FOTO)

-640-0-60fe588f32efe

Italia po përballet me një situatë të rëndë në ishullin e Sardenjës. Që prej të dielës, në ishullin e famshëm ka shpërthyer një zjarr i vrullshëm, që ka shkrumbuar mijëra hektarë pyje.

Si pasojë, Italia ka kërkuar ndihmën e shteteve të tjera evropiane, për t’i ndihmuar në betejën për neutralizimin e flakëve.

Mediat vendase shkruajnë se ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, ka theksuar se forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, si dhe ka falenderuar ndihmën e ofruar nga shtetet e tjera ndaj tyre.

“Dy aeroplanë janë rrugës nga Franca. Dua të falenderoj zyrtarisht këtë shtet për ndihmën që po na ofron”, tha Di Maio.

Ndërkohë ANSA shkruan se nuk ka raportime për vdekje apo të lënduar në gjendje të rëndë, megjithatë, ato shtojnë se rreth 400 banorë të ishullit janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, për të qenë më të sigurt.

Presidenti i rajonit të Sardenjës, Christian Solinas, është shprehur se “ajo që po shohim është një dramë me përmasa të mëdha”.

“Ajo që po shohim, një dramë me përmasa të

“Ajo që po shohim, një dramë me përmasa të

Related Posts

Leave a comment