Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Komedia “Duke edukuar Ritën”, vjen në Teatrin Shëtitës Çajupi(DATA)

219452103_222924033034358_49122715454865994_n

Në datat 30 dhe 31 korrik, ora 21.oo, nga Teatri Shëtitës Çajupi spektatori do të ketë mundësinë të ndjekë komedinë e rrallë, “Duke edukuar Ritën”. Ky është rasti që me regjinë e Kiço Londos, në nje hapsirë të shfrytëzuar shumë mirë të shihni Mehmet Xhelilin, pedagogun e alkolizuar të Ritës në nje interpretim tepër të këndshëm. Ai vjen i zgjuar, i rrjedhshëm, që e mban veten me të madhe e që të mbyt me fjalë, por qe gjendet në zbrastësinë e shpëlarë me të cilën shfaqet në fillim e që më pas bie në dashuri të thellë me studenten e tij.

Interpretimi i Laura Nezhës bëhet më i fuqishëm me zhvillimin e shfaqies. Gjallëria e Laurës në pjesën e parë, është një prekje tepër organike. Në pjesën e dytë të shfaqjes personazhi i Laurës bëhet më i mprehtë, më i urtë e i rrumbullakosur mirë. Drejt finales interpretimi Xhelili- Nezha bëhet gjithnjë e më shumë prekës dhe përfshirës, pa humbur asnje nga tiparet e zgjuara e me dritë të karaktereve që çifti interpreton.

Related Posts

Leave a comment