Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kosova me dy medalje të arta, Vjosa Osmani: Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë

vjosa-osmani-051120

Xhudistja, Nora Gjakova sot arriti që të fitojë medaljen e dytë të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”.

Menjëherë pas triumfit të saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale falenderoi Norën për Medaljen e Artë e cila ka ardhur një ditë pas tragjedisë në Kroaci ku humbën jetën 10 qytetarë kosovarë.

“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.

Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi.

Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!”, shkruan Osmani.

Pas Distria Krasniqit është Nora Gjakova që shkruan emrin në historinë e Kosovës dhe të sportit dardan, duke u bërë e dyta për Kosovën në një Olimpiadë.

Related Posts

Leave a comment