Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një lirikë dhe foto e panjohur e poetit Lefter Çipa, Nderi i Kombit

225879997_6119191758153995_406776119427682039_n

Autori i këngëve të famshme dhe poeti i njohur Lefter Çipa, Nderi i Kombit, i cili ndërroi jetë më 18 shkurt të vitit 2021, ka lënë një pasuri të njohur dhe një pjesë të madhe ende të panjohur.
Familja Çipa, administron një fond të pasur dorëshkrimor, prej të cilit sot, në faqen zyrtare të poetit në facebook, ka publikuar për herë të parë një lirikë të panjohur, të cilën autori e cilëson sentimentale, të shkruar në janar 2005 në shtëpinë e tij në Himarë, bashkangjitur edhe kopjen autentike të dorëshkrimit, si dhe nje foto nga banesa e tij.

Një lirikë e pabotuar dhe një foto e re nga poeti Lefter Çipa.
Kot që bashkë u dashuruam
(Sentimentale )
Erdhën zogjtë dhe s’qëndruan,
Çelën lulet, prapë u thanë,
Kot që bashkë u dashuruam,
Se prej saj shpejt u ndamë.
Ç’qe ky dëshpërim i shpejtë,
Që na erdhi i papritur,
S’ka më, s’ka për neve jetë,
Kjo botë qenka e kripur.
Të kripur e kemi shpirtin
Ku do prehet, nuk dihet!
Ndaj nuk e besoj Ungjillin,
Sikur nuri të më digjet.
Me det, ç’derte paska jeta!
Qenka trubullirë deti.
Nëpër trubullira mbeta,
Se dashuria s’më deshi.
S’u gjet më dot dashuria,
Perëndoi por s’u harrua.
Ç’u bënë ëndërrat e mia?!
Çdo gjë për mua u shua.
Dal pyes, s’kam kë pyes.
Dhe pse jam i dëshpëruar.
Them të vdes, por nuk vdes,
Do iki kur është shkruar.
Se pres atë që më pret,
Atë që për mua vuan,
Ah moj besa që s’ke besë,
Qenke shumë e ngatëruar!
Dheu nën këmbë shket,
Shket moj shpresë e perënduar.
Pse s’na shfaqej dhe na qesh,
Gjoja me kryq nëpër duar.
Himarë, Janar 2005 ( E pabotuar )

Related Posts

Leave a comment