Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Petro Koçi flet pas dëshmisë në SPAK: Deklarata ime dhemb për disa, kjo tregon se…

Petro_Koci_cv

Deputeti i zgjedhur i PS Petro Koçi, në një prononcim për mediat pas dëshmisë së dhënë në SPAK foli për zyrtarë të kërcënuar nga bota e krimit në qytetin e Fierit, por pa përmendur emra.

Koçi tha se deklaratat e tij nuk janë mirëpritur nga zyrtarët në Fier. “Ajo dhemb për disa”, tha deputeti i zgjedhur, çka sipas tij tregon që akuzat e tij kanë qenë të vërteta.

Pyetje-përgjigje

Kush është zyrtari i kërcënuar?

Koçi: Jam i bindur për atë që thashë, por edhe nga fakti që shumica e zyrtarëve në Fier nuk e kanë mirëpritur deklaratën time, tregon që ajo është e vërtetë.

Ajo dhemb për disa. Nuk dhemb për PS-në.

PS ka 8 vite në pushtet..

Koçi: Ka 8 vite, do bëj 12, ndoshta 16. Ka zyrtarë që janë lodhur nëpër zyra dhe i janë përkulur presioneve të krimit.

Media ka bërë shumë akuza dhe referime konkrete, për çdo gjë konkrete kam kurajon të bëjë kallëzim penal.

A dhatë emra konkretë?

Koçi: Jam shumë i qartë. Unë jam denoncues politik dhe publik dhe këtë gjë do ta bëjë sërish. Unë kam sqaruar edhe publikisht që në radhë të parë deklarata ime ka lidhje me nxitjen e efekteve pozitive. Po nxis veprimtarinë e organeve ligjzbatuese dhe po inkurajoj reformën në drejtësi.

Fakti që nuk jep emra do të thotë që edhe ju vetë keni frikë nga bota e krimit?

Koçi: Jam një politikan që kam dëshmuar që kam kallëzuar penalisht subjekte të ndryshme.

Nuk jam as prokuror as gjyqtar, por kam një përvojë si ish-ministër dhe për këto që fola jam i bindur që janë të vërteta.

Emrat, kërkojnë që të kesh dokumente konkrete, unë nuk jam hetues. Fakti që njerëzit e kësaj bote hyjnë më kollaj në punë se sa njerëzit e thjesht tregojnë se janë influent.

Related Posts

Leave a comment