Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Me pranga në duar, del fotoja e shoferit shqiptar që shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci

-640-0-60feade2efa84

Ka mbërritur sot në prokurori shoferi i autobusit me targa të Kosovës që pësoi aksidentin tragjik në Kroaci.

Ai do të merret në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, ku pritet të merret vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurave.

Pra, do të vendoset nëse do të lirohet apo do të mbetet në paraburgim. Pamjet e publikuara nga mediat kroate, tregojnë momentin kur shoferit del nga vetura e policisë kroate dhe drejtohet për tek prokurori.

Ai dje pranoi se për një moment e kishte zënë gjumi mbi timon duke shkaktuar tragjedinë me 10 viktima.

Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 në gjendje më të rëndë dhe 15 janë akomoduar nga autoritetet kroate. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie.

“Më zuri gjumi”/ Me pranga në duar, del fotoja e shoferit

Related Posts

Leave a comment