Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tronditet Klosi/ Ja si gruaja dhe vajza vranë me sëpatë 48-vjeçarin

maaa-2

Mësohet se familja Lezi ndodhej në kushte ekstremisht të vështira ekonomike, me një kryefamiljar përdorues alkooli, dhe me të zonjën e shtëpisë me probleme të depresionit, ç’ka duket se kanë shkaktuar këtë krim të rëndë.

Viktima ka pasur konflikt me bashkëshorten dhe vajzën e tij, ndërkohë që teksa përballeshin me dhunën e vazhdueshme të 48-vjeçarit, nënë e bijë në bashkëpunim mes tyre kanë qëlluar me sëpatë dhe me dru mbi Lezin.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat që vinin nga banesa e kësaj familje, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë, e cila kur ka shkuar në banesë është përballur me rezistencën e të zonjës së shtëpisë për të hyrë brenda.

Punonjësit e policisë mësohet se kanë hyrë nga dritarja dhe kanë konstatuar Ylber Lezin të vdekur.

Mësohet se M. Lezi ka thënë se bashkëshorti i saj ishte në gjumë, ndërsa policia pasi ka hyrë në banesë, ka konstatuar viktimën me plagë në trup dhe në kokë, që duket se i kishin shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.

Nëna dhe vajza e saj 20-vjeçare janë shoqëruar për në komisariat, ku do të merren në pyetje, në mënyrë që të hidhet më shumë dritë rreth ngjarjes.

Gjendja e vështirë ekonomike e familjes, dëshmohet dhe nga fqinjët, të cilët thonë se kjo banesë prej disa ditësh nuk kishte as energji elektrike, për shkak të pamundësisë për të paguar faturat.

Sipas dëshmive të fqinjëve, kjo familje të ardhurat e vetme kishte ato që vinin nga ndihma ekonomike, të cilën hera herës 48-vjeçari e shpenzonte për të pirë alkool, çka ishte bërë shkak për grindjet e vazhdueshme.

Kjo familje kishte dhe një vajzë tjetër, e cila nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit, pasi jetonte në Tiranë.

Related Posts

Leave a comment