Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Varianti DELTA/ Komiteti i Ekspertëve njofton mbledhje urgjente, çfarë pritet të ndodhë

ll

Konfirmimi i variantit Delta të Covid në Shqipëri ka alarmuar institucionet e shëndetësore. Raportohet se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë sot në një mbledhje urgjente, një ditë pas konfirmimit zyrtar për praninë e variantit Delta të COVID në vendin tonë.

Mbledhje do të zhvillohet në orën 13:00 dhe do të diskutohet pikërisht për variantin Delta, por nuk dihet ende nëse do të ketë ndryshim të masave anti- COVID.

Një ditë më parë ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se,
në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.
Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.

Ministria ka kërkuar që personat që kanë simptomat e Covid, të variantit Delta duhet të vetëkarantinohen

Sa i përket variantin Delta mjeku Perlat Kapisyzi është shprehur një nga mekanizmat e mbijetesës së virusit është mutacioni i cili e bën atë të depërtojë më shpejt dhe më thellë në qelizë.

“Transmetueshmëria është pjesë e pasojave të virusit. Sa më shumë njerëz të infektohen, aq më shumë bëhen simptomatik, aq më shumë shtrohen në spital dhe aq më shumë fatalitete kemi. Një virus nuk mbijeton as në dërrasë as në xham, por tek një qenie humane dhe një nga maknizmat e mbijetesës është mutacioni. Mutacioni është i tillë që e bën virusin të depërtojë shumë më shpejt dhe kollaj në qelizë, që është element tjetër i virulencës,”- u shpreh mjeku Perlat Kapisyzi në emisionin “Java në RTSH”.

Kapisyzi u shpreh se varianti Delta është 225% më i transmetueshëm sesa i ëhanit dhe nuk është më i lehtë se variantet e tjera pavarësisht numrit më të vogël të vdekjeve.

Related Posts

Leave a comment