Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Akuzohet për vrasjen e shokut, Apeli i Tiranës liron nga qelia Marjus Demën

mema-qemA

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur sot të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për Marjus Demën, i cili u arrestua si autor i dyshuar, për vrasjen e Mehmet Qemës.

Krimi ndodhi më datë 10.05.2021, ora 23:30, në Tiranë, në rrugën “5 Maji”.

Në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me zëvëndësimin e masës së sigurimit për personin nën hetim Marjus Dema, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve  shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 kishte vendosur masën e sigurisë së “arrestit me burg” për autorin e dyshuar.

Çështja në Apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Marjus Dema,

“Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 625 datë 27.07.2021 vendosi: Ndryshimin e vendimit Nr. . 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane

Zëvëndësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin  nr. 757 datë 15.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dukë caktuar si masë sigurimi” Arrest në shtëpi”, thuhet në një njoftim zyrtar.

Si ndodhi ngjarja

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë, prokurori Dritan Nushi, bëri një rindërtim të skenës së krimit, ku krahas dëshmive ai përshkroi edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Në to, shfaqen të rinjtë teksa po konsumonin ushqim dhe pije, para se të ndodhte vrasja e të riut të sapo kthyer nga Londra.

Në pamje Marius Dema shfaqet teksa drejton armën nga shoku i tij. pasi arma shkrep, dallohet Mehmet Qema qe rrëzohet nga karrigia. Në këtë moment, shoku i tij, nxiton për ta mbajtur dhe e ul sërish në karrige. Pas vrasjes të rinjtë thonë se u tronditën rëndë dhe se me veprimet e tyre nuk kishin qëllim ti fshiheshin drejtësisë.

Prokuroria iu referua edhe dëshmisë së pronarit të një servisi pranë vendit të ngjarjes, ku u gjet dhe arma e krimit.

“Më mori në telefon një person dhe me tha “plasi arma te shtepia e bardhë. Kur dola pashë disa djem të largoheshin në drejtime të ndryshme. Pashë Mariusin, i cili ishte i shtrirë dhe po qante, po bërtiste e po fliste përcart, ‘o cfarë bëra….’, shpjegon dëshmitari.

Xhuljano Koci dhe Frenkli Myftari dy miqtë e përbashkët te autorit të dyshuar dhe viktimës, Xhuljano Koci dhe Frenkli Myftari, të dyshuar për moskallëzim krimi e veprime që pengojnë zbardhjen e së vertetës u caktua masa e arrestit në shtëpi.

Sipas hetimeve paraprake ka dyshime se njëri prej tyre ka fshehur pistoletën, e cila u gjet në tunelin e një servisi, ndërsa tjetri gëzhojën.

Leave a comment