Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Barkas aty”/ Po filmonte aksionin e policisë, gazetari “sulmohet” nga efektivi(VIDEO)

-800-0-d19c066d0b56a0ba4da15cd5b043944f

Gazetari Ergys Gjençaj është shtrirë përtokë dhe mbajtur i ndaluar për disa minuta nga forcat speciale, për shkak se po filmonte një operacion të policisë.  Edhe pse gazetari ishte duke zbritur nga makina që mbante logon e news 24, kjo nuk i ka ndaluar punojësit e policisë që ta shtrijnë përtokë atë.

“Ne po drejtoheshim drejt redaksisë për të vijuar punën tonë, kur policia na ndali. Misioni ynë është për të përcjellë lajmin, qoftë me mjetet tona celularë, për të kapur momentin aty ku ndodhet lajmi, dhe këtë bëra edhe unë. Ishte një operacion i policisë, makina ishte në lëvizje, unë nxora celularin tim për të bërë video, sepse jemi në rrugë, është ambient publik, nuk po cënoja privatësinë e askujt.

Unë dola nga makina për të vijuar regjistrimin me celularë, kur disa policë më morën, më shtrinë barkas aty për të më kontrolluar, më morën celularin dhe më lanë aty të shkallët. I thashë që jam gazetar. Më pyetën ku punoj, prej sa kohësh. Më morën celularin dhe më lanë të prisja aty deri tani.

Më dhanë shpjegime, sepse sipas tyre, unë ndërhyra në aksionin e policisë. Unë nuk e di ku është ndërhyrja ime, kur isha në makinën e loguar të News24. Isha në largësi kur po kryhej operacioni, nuk isha afër që të kisha kontakte me forcat e policisë.

Unë bëra punën time dhe besoj se çdo koleg do ta bënte. Ky është një moment delikat, nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Unë do ta vlerësoj këtë moment, misioni ynë është të kapim lajmin. Kjo gjë nuk ndodh çdo ditë në rrugët e vendit, sigurisht që policia ka detyrimin të godasë krimin, por edhe ne kemi detyrën tonë”, tha gazetari Ergys Gjençaj./BW

Related Posts

Leave a comment