Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dhuna ndaj gazetarit, SHÇBA nis hetimet ndaj policëve

gjencaj-770x375

SHÇBA ka nisur hetimet për punonjësit e policisë, të cilët dhunuan gazetarin Ergys Gjençaj, menjëherë pasi dështuan të kapnin personin për të cilin ishin përgatitur, por që iu arratis me automjetin e tij.

Në lidhje me këtë ngjarje, SHÇBA njofton se është njohur nga mediet, e për këtë arsye ka nisur verifikimet për të parë nëse ka tejkalim kompetencash nga agjentët e Policisë së Shtetit në sjelljen e tyre me gazetarin, ndërsa garanton opinionin publik se mbeten të angazhuar për bashkëpunim.

Reagimi i SHÇBA:

Incidenti me gazetarin Gjençaj/SHÇBA nis verifikimin për veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit

Menjëherë pasi u njoh përmes medies, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, ka nisur verifikimet për të parë nëse ka tejkalim kompetencash nga agjentët e Policisë së Shtetit, sa i përket veprimeve me gazetarin e ‘TV News 24’, z. Ergys Gjençaj, gjatë një operacioni në kryeqytet.

SHÇBA do të kryejë çdo veprim hetimor, për të zbardhur shpejt dhe saktë dinamikën dhe përgjegjësitë, nëse ka të tilla. SHÇBA garanton opinionin publik dhe mediet, se mbeten të angazhuar e të hapur për të bashkëpunuar në kuadër të informimit dhe transparencës me publikun.

Leave a comment